• |
ide | kryesore

Camaño, menaxheri i Lautaro Martinez flet hapur: “Këtu është i lumtur, nuk mendoj për çfarë mund të ndodhë”

Sport
Camaño


Alejandro Camaño kthehet të flasë për Lautaro Martinez, të tashmen dhe të ardhmen e tij: “Çfarë thotë ai për Inter? Ai është shumë i lumtur – ishin fjalët e menaxherit të sulmuesit zikaltër për As -. E vetmja gjë që ai më thotë është: “Ndihem shumë mirë, ndihem shumë mirë”. Inter është një ekip për të cilin paguan me dëshirë për ta parë në stadium ose në TV. Ka një lojë të përcaktuar, moderne, me një identitet shumë të qartë dhe një skuadër të kompletuar. Inzaghi ka bërë një punë të shkëlqyer, meriton të gjitha elozhet e këtyre muajve”.

Më pas u fol për transferimin e dështuar të Lautaro Martinez te Atletico Madrid në vitin 2018. Praktikisht gjithçka ishte kryer, para lëvizjes së Ausilios që e rrëmbeu atë nga Colchoneros: “Unë nuk isha në atë kohë, por sot mund të them se në të mendjen e tij është vetëm Inter. Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij, është shumë i përfshirë, është kapiten. Ai nuk mendon për atë që ka ndodhur, as çfarë mund të ndodhë. Ai kurrë nuk më ka folur për këto gjëra dhe është krenari që përfaqësoj një person me vlerat e tij”.

Camaño më pas u ndal te cilësitë e klientit të tij: “Lautaro ka qenë gjithmonë i aftë për golat, por sot kontribuon edhe në lojë. Ai jep asiste, depërtime, qetësi në kuadrin e një ekipi me një identitet që funksionon shumë mirë. Evolucioni i tij përkoi me atë të Inter. Me ardhjen e teknikut Inzaghi ata e përmirësuan shumë lojën. Lautaro është pjekur përkrah kampionëve që janë në skuadër por edhe në kombëtare. E bukura është që është 26 vjeç, ai ende nuk e ka arritur kulmin e karrierës së tij”.

FINALJA E HUMBUR

Në fund, edhe një mendim për finalen e humbur kundër Manchester City: “Në Napoli këndojnë: ‘Unë pashë Maradonën’. Unë në vend të kësaj pashë Interin. Ata luajtën një finale mbresëlënëse, ata mund të ishin bërë kampionë europianë. Kjo është një burim krenarie, por nuk mendoj se lojtarët janë të befasuar. Në klub janë të sigurtë se do të luajnë çdo turne për ta fituar atë”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *