• |
ide | kryesore

Berisha-Ramës: S’ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në karrigen e drejtësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se për krimet e tij gjatë qeverisjes 10 vjeçare nuk do e mbrojë dot as prokurorët e SPAK, Altin Dumani e as Arben Kraja.

‘Kur sovrani ka vendosur, nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit, në karrigen e drejtësisë’, u shpreh Berisha.

Me poshte pjese nga fjale e Berishes

I bëj të qartë Edi Ramës se je një kalbërisë e pakallur dhe hiq dorë nga terrorizmi i gazetarëve.

Të garantoj se nuk ka pushtet në botë, nuk ka Skap dhe gjykata në botë që do të të mbrojnë ty nga krimet e shëmtuara që ke kryer.

Jo Edi Rama, jo.

McGonigali në burg, ti do të kesh fatin e tij.

Nuk ka shqiptar që mund të pranojë se ai që ka marrë licencë nafte dhe 225 mijë euro nga ti, të burgoset 3 vjet, kurse ti të qeverisësh.

Jo Edi Rama, ti ke korruptuar atë, je bashkëkorruptor, meriton fatin e tij dhe shqiptarët do ta japin atë.

Sot të mbron Dumani, Kraja dhe grupi i strukturuar kriminal në Skapin e partisë, por nesër i sigurtë të jesh se çdo qindarkë që ke përvetësuar nga ato qindra e milionë eurove, nga djegësi i Tiranës që nuk ekziston, për djegësin e Tiranës në vjedhjen e shekullit.

Se çdo qindarkë që ke përvetësuar me sterilizimin që i rrite çmimin 83 herë.

Se çdo qindarkë që ke fituar me 10-15 fishimin e çmimit të rrugëve.

Se çdo bixhoz që po loz me Portin e Durrësit do të rëndojnë ty gjer në fund të jetës tënde.

Unë e di se për të gjitha këto ti, do të bësh gjithçka që të qëndrosh mbi karrigen e krimit, të mbrosh pushtetin e krimit.

Por di gjithashtu se në të gjithë shekujt, në të gjitha kohërat, kur sovrani ka vendosur nuk ka satrap që nuk ka kaluar nga karrigia e krimit në shtyllën e turpit, në karrigen e drejtësisë.


3 Comments

  1. Historiani Fischer reagon pas manipulimit të medias afër Berishës, se mori pjesë në protestë: Më takuan 15 sekonda në rrugë e kërkuan të bënin foto me mua,syri.net i serbit salih dhe zana guxholli e botoj kete foto.Salih serbi ti je i vetmi qe nuk ke kaluar nga drejtesi per krimet qe ke bere dhe vazhdon dhe sot me gruoin e zjarrit me ne krye Lumneshin

  2. prandaj je i arrestuar ne shtepi o bythqir Vucidoli Do kalosh ne karrigen e drejtesise Edi Rames rruaj bolet se te mban ne maje te karit dhe tall loqen me ty

  3. E ka pershkruar shkelqyeshem veten e vet. E di shume mire se cfare ka bere dhe cfare e pret. Po te ishte ne Amerike nga karrikja e drejtesise do kalonte ne karriken elektrike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *