• |
ide | kryesore

Iu gjet në makinë drogë dhe fenelinë si e policisë, arrestohet i riu në Lezhë

Lajme, Të fundit


Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Lezhë pasi iu gjet drogë në automjet. Sipas njoftimit të policisë i riu iu nënshtrua një kontrolli në automjetin tip “Volksëagen” ku iu gjet një sasi drogë dhe një fenelinë e policisë.

Në lidhje me ngjarjen u vendos në pranga 24-vjeçari me inicialet Xh. M. dhe u procedua penalisht 25-vjeçari me inicialet E. Gj.

Njoftimi i plotë:

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit ku ishte pasagjer i arrestuari, pasi posedonte një fenelinë si të Policisë. Sekuestrohen lënda narkotike, automjeti tip “Volksëagen”dhe fenelina. Në vijim të patrullimeve që kryhen 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me objektiva parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe ato të Patrullës së Rendit të Policisë së Lezhës kanë ndaluar për kontrolle, automjetin me drejtues shtetasin E. Gj. dhe ku ishte pasagjer shtetasi Xh. M..

Nga kontrollet, shtetasit Xh. M. iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen në lagje të ndryshme të qytetit, ndërsa në automjet u gjet një fenelinë si e Policisë, e cila mbahej ilegalisht nga drejtuesi i automjetit. Në përfundim të veprimeve procedurale, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, u arrestua shtetasi Xh. M., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 25 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *