• |
ide | kryesore

LËVIZJET/ Rama bën rokadë zëvendësministrash në qeveri

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama


Kryeministri Edi Rama ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Në mbledhjen e kësaj të mërkure janë bërë disa ndryshime zv.ministrash. Adela Xhemali është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre Financave.

Në vend të saj është emëruar Sokol Duma si zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Olta Manjani është liruar nga detyra si zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë dhe ka kaluar si zëvendësministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Qeveria ka liruar nga detyra Vasilika Vjeron, që mbante postin e zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministre e Financave.

Endrit Yzeiraj është liruar nga detyra si zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë dhe është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Këto ndryshime vijnë edhe për shkak të ndarjes së Ministrisë së Ekonomisë nga ajo e Financave dhe krijimit të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. ©LAPSI.al


5 Comments

  1. Po shikoj nje emision ne top channel per vitin 1997. E tmerrshme deshmite e ketyre. E tmerrshme dhe nje fakt qe po rri shume i heshtur. Deri me sot e dija fajin 50/50 Ps/ Pd por qenka 100 % made in Sale nongrata. Kam nje pyetje shume serioze. Si ka mundesi ky person qarkullon akoma????????

    1. Uaaauuu!

      Në top hale e pe, thuaju spakut ta akuzojnë o debil, se ka 11 vjet që nuk po i gjeni një akuzë.

      Nuk quhen akuza thashethemet e tophalesë o kaaarrrrr

  2. I pa emër 21:22!!!
    97 ishte grusht shteti i organizuar nga PS nëpërmjet ish sigurimsat dhe në bashkëpunim me Greqinë dhe Amerikën nga shërbimet sekrete të tyre.
    Rezultatet shifen sot. Po realizohet ajo që dikur është bërë në Rusi. Krijimin e një shteti oligarkik dhe oligarkët ish komunistët duke vjedhur pasuritë kombëtare e private e lejuar e mbështetur çdo aktivitet mafioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *