• |
ide | kryesore

Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre e Serbisë, Vuçiç ia kalon partinë Ministrit të Mbrojtjes

Arkiva, Lajme, Të fundit


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka njoftuar së fundmi se Ana Brnabiç nuk do të jetë më kryeministre. Pas një takimi të kryesisë së partisë së drejtuar prej tij, Vuçiç ka deklaruar se Brnabiç do të caktohet në detyrën e kryetares së Parlamentit të vendit.

“Ana Brnabiç është surpriza më pozitive për mua. Ajo ka ecur më shumë nga të gjithë, ka luftuar shumë dhe me guxim”, tha ai.

Ndërkohë Aleksander Sapiç do të jetë sërish kandidati i Partisë Progresive për zgjedhjet në Beograd. Po kështu, Milos Vuçeviç ka marrë drejtimin e partisë që deri më tani e ka mbajtur Vuçiç.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *