• |
ide | kryesore

Ligji për investimet strategjike, Bardhi: I shërben 5 oligarkëve, votimi ishte i pavlefshëm

Lajme, Të fundit


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Garment Bardhi deklaroi për mediat pas mbylljes së seancës se votimi për projektligjin e investimeve startegjike nuk quhet i vlefshëm pasi në sallë për prezencë ishin vetëm 68 deputetë. Bardhi tha se nga ligji përfitojnë vetëm 5 oligarkë dhe 3 grupe kriminale.

‘Në këtë seancë nuk kishte kuorum për votim. Që të hapet procesi i votimit duhet të kenë votuar pro 71 deputetë. Deklarohet që janë 68, por kjo nuk e ndal vrullin për të miratuar ligjin për investimet strategjike që është në interes të një grushti oligarkësh. Sot ishte përfaqësuesja e 5 oligarkëve dhe 3 grupeve kriminale që përfitojnë nga ligji i investimeve strategjike. Dua të deklaroj që sipas rregullores dhe kushtetutës asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur votimi nuk quhet i vlefshëm.’, tha Bardhi.


2 Comments

  1. Eshte krejt e natyrshme qe depudetet e PS te miratojne ligje qe u sherbejne oligarkeve dhe

    njerzve te pushtetit. E cfare do benin sipas opozites, ti hidhnin poshte ato ligje apo te tjera

    dhe ti thoshin lamtumire 4000 euro ne muaj rroge, 2-3 mije euro shtese per komisione, 2-3 mije

    euro dieta etj plus beneficeve te tjera si leje ndertimi per pallate, resorte, biznese si puna e

    atij Celes ku vdiqen dy punonjes etj, pensione mbi 1500 euro kur te dalin ne pension dhe

    ne rast vdekje ky pension ti kaloje grave. A ka njeri qe i bie me shqelm nje pasurie te tille

    vetem per hir te moralit dhe te mbrojtjes se intetresit publik? A e dini se vetem 4 vjet po

    te jesh depudet i PS siguron pasuri me shume se te punosh 1000 vjet ne pune te sakonshme.

    Atyre bravo u qofte se duke mbyll syte e ndergjegjes para shperdorimeve, para ligjeve korruptive e

    klienteliste, ata kane hapur dyert e parajses per vete e familjen e vet. Rasti nuk te vjen 100

    here ne jete. Omer Khajami kur e pyeten ceshte bota tha : “fustane tela dhe gota”

    I shkreto Omer Kjajam, po te kishte lindur ne kohen e rilindjes vetem se bota eshte pushtet

    dhe fustanet, tela, gotat dhe parate vijne vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *