• |
ide | kryesore

Berisha hesht për paktin me Ramën, kërkon qeveri teknike

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kuvend, Berisha, ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur te pensionistët, për të cilët tha se nuk u është rritur pensioni në 10 vitet e fundit edhe pse çmimet vetëm rriten


Sali Berisha nuk e ka komentuar ende marrëveshjen që Gaz Bardhi në emër të PD arriti me PS-në për rikthimin në normalitet të jetës parlamentare. Në fjalimin e sotëm prej ballkonit para mbështetësve të tij, Berisha përsëriti idenë për qeveri teknike.

“Miqtë e mi, ka ardhur koha në një betejë në mosbindje civile, t’i shkurtojmë ditët kësaj qeverie. Të krijojmë qeverinë teknike në mënyrë që shqiptarët të zgjedhin me votën e lirë përfaqësuesit e tyre. Të votojnë me votën e lirë opozitën dhe unë i garantoj qytetarët shqiptarë se PD do bëjë gjithçka për një ndryshim të shpejtë, të plotë, të fuqishëm të gjendjes katastrofale. Po dhe po. Në Shqipëri nuk do sundojnë bandat, po do sundojë ligji dhe vetëm ligji”, tha Berisha.

Me marrëveshjen e sotme, PD do t’i rikthehet normalitetit teksa PS pranon ngritjen e dy komisioneve hetimore për cështjen e TIMS dhe koncensionet e shëndetësisë. Për komisionin e reformës zgjedhore PS do të vijojë të bashkëdrejtojë me Lulzim Bashën ndonëse duket se tashmë ky komision e ka humbur rëndësinë. ©LAPSI.al


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *