• |
ide | kryesore

Çështja e dinarit, BE u jep kohë deri të premten Kosovës dhe Serbisë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kanë përfunduar në një frymë pozitive takimet në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

Lehtësuesi i bisedës, Miroslav Lajçak, njoftoi se dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë folën për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë ndikimi i vendimit për dinarin serb.

“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, njoftoi ndërmjetësuesi europian për dialogun.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, bëri me dije se palët kanë pranuar që deri më 22 mars, t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Duke folur pas takimit, kryenegociatori serb Petar Petkoviç tha se gjëja e parë për të cilën këmbënguli pala serbe ishte themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *