• |
ide | kryesore

Kurti: Kosova po përgatitet për të paditur Serbinë si shtet përgjegjës për krimet e luftës të kryera në vend

Lajme, Të fundit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kryer homazhe ditën e sotme në nderim të martirëve të familjes Mulliqi. Gjatë homazheve Kurti u shpreh se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Janë duke u bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha Kurti.

Kurti i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit, për të cilët ka dëshmitarë të gjallë, të ndiqen të akuzohen, të dënohen sepse pa drejtësi me vetëm të vërtetën plagët vazhdojnë të mbesin të hapura.


1 Comment

  1. B R A V O DARDANI!!!
    Albin ke dy varrime perpara.i pari asht per varrimin e Vucicit dhe varrimi i dyte i Edvinov Shkerdhatovicit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *