• |
ide | kryesore

“Dorëhiqu tani”, protestë kundër Veliajt të premten para bashkisë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka kërkuar dorëheqjen kryebashiakut të Tiranës Erion Veliajt. Kjo kërkesë e Aleancës është bërë, pas skandalit korruptiv në Bashkinë e Tiranës të denoncuar nga Belind Këlliçi. Në një postim në Facebook, Aleanca shkruan se abuzimet e ditëve të fundit kanë treguar se ata kishin të drejtë në çdo kallëzim që kanë bërë kundër Veliajt. Po ashtu për këtë është paralajmëruar dhe protestë para Bashkinë në orën 11:00 ditën e premte.

Postimi i Plotë:

Të Nderuar Qendrestarë, Miq dhe Mbështetës tê Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Ngjarjet e ditëve të fundit lidhur me abuzimet në Bashkinë e Tiranë treguan:
1. Se sa e drejtë ka qënë qendresa jonë që ka hyrë në vitin e shtatë të saj.
2. Se sa e drejtë dhe legjitime është beteja ligjore e AMT-së.
3. Se në të gjithë kallëzimet tona, ashtu si e kemi argumentuar, jemi para një Grupi të Strukturuar Kriminal, ideuar dhe udhëhequr nga Erion Veliaj.
Në këto kushte, për t’i hapur rrugë hetimit dhe për të parandaluar prishjen, tjetërsimin apo fshehjen e provave,
Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ditën e premte më datë 5 prill 2024, ora 11.00, para Bashkisë Tiranë, do kërkojmë:
-DORËHEQJEN URGJENTE të Kryetarit të saj Erion Veliaj.
DORËHIQU TANI.
Po kështu, këtë kërkesë do i’a bëjmë me dije edhe Strukturës së SPAK.
Për këtë arsye, Ju bëjmë thirrje të na bashkoheni në këtë aksion, sepse Tirana na përket të gjithëve.
Bashkë i’a dalim.
TEATRI ATY DHE ASHTU SIÇ ISHTE.


7 Comments

  1. Per nje njeri me 2 gr llogjike, kupton se sa keq eshte perdorur pushteti, sa shume eshte abuzuar, sa trashe eshte vjedhur.
    Kemi te bejme me papergjegjshmeri dhe tafma te madhe. Nje zyrtar shteti mund te perfitoj, duke abuzuar me pushtetin por jo deri ne kete lloj derexheje. Keta nuk kane lidhje me administraten se vete lali eri, nuk ka lidhje me administraten me shtetin. Deri dje pa buke, sot zengjin i ri. Kjo eshte arsyeja. Nuk mund ta marresh nga hici ta besh nje nga drejtuesit kryesor te shtetit. Firmos per here te pare ne bordero si Kryetar i bashkise me te madhe ne vend. Si rasti Tahirit qe merrte rrogen e pare si minister i brendshem. Ndaj jemi ne keto situata absurde, ku akoma ky llum vazhdon drejton Bashkine sikir asgje ska ndodhur. Nuk di ca duhet te ndodh me , qe keto pacavure te fusin koken ne mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *