• |
ide | kryesore

Mblidhen sot komisionet hetimore për sistemin ‘TIMS’ dhe koncesionet në ‘Shëndetësi’, caktohen ekspertët

Lajme, Të fundit


Dy komisionet hetimore, ai për koncesionet në Shëndetësi dhe për sistemin TIMS, do të mblidhen sot në Kryesinë e Kuvendit.

Komisioni hetimor për koncesionet në Shëndetësi, sterilizimin dhe check up, mblidhet në orën 10:00 dhe zhvillon mbledhjen e dytë. Në këtë mbledhjen pritet të caktohen ekspertët dhe institucionet që do t’i drejtohen për informacion. Opozita ka thirrur rreth 16 dëshmitarë, mes të cilëve janë kryeministri Rama e ish-ministrat e shëndetësisë Beqja e Manastirliu.

Ndërkohë, komisioni hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi ‘TIMS’ do të konstituohet sot në orën 15:00. Ky komision do drejtohet nga deputeti demokrat Ervin Salinaji, ndërsa nënkryetar është Toni Gogu nga PS. Në mbledhjen e parë do të deklarohet qëllimi i ngritjes së komisionit dhe do të miratohet një plan i qartë pune.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *