• |
ide | kryesore

“Spaku torollaku”/ Shpërthen Meta: Dumani është takuar me McGonigal

Arkiva, Lajme, Të fundit
meta


Ish-presidenti dhe njëkohësisht kryetar i “Partisë së Lirisë”, Ilir Meta ka hedhur akuza të forta ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Në emisionin “Opinion” tha se kreu i saj Altin Dumani mbështetet nga amerikanët për sulm ndaj tij.

“Hetimi i SPAK-ut torollakut ka nisur në dhjetor 2019 me prokuror Altin Dumanin që bën si i fortë dhe ka deklaruar se do merret me Ilir Metën dhe e ka personale se e mbështesin amerikanët”, – tha Meta. Më tej, Meta tha se sipas informacioneve të tij, Altin Dumani ka pasur takime me McGonigal.

“SPAK-u ka nisur një hetim në dhjetor 2019 sipas të dhënave të mia edhe pas takimeve të Dumanit me McGonigalin. Dhe pse ka nisur në dhjetor 2019 për një çështje të mbyllur? Sepse ishte koha që Ilir Meta nuk lejonte të pushtohej Gjykata Kushtetuese nga banda e Edi Ramës”, – tha Meta.

I pyetur nëse është në hetim nga SPAK, ai tha: “As më interesin fare, SPAKU gjithashtu është në hetim nga unë. Spaku është në shërbim kriminal të Edi Ramës, sepse bën sikur arreston drejtorë për të mbrojtur kryebashkiakun e Tiranës që të gjithë e dinë që ka rrëmbyer kompetencën e këshillit bashkiak” – tha kreu i PL-së. ©LAPSI.al


10 Comments

  1. Prandaj u vodh dhe tims-i ! Erdhi , iku Mecgonigali , e shoqëroi Juri kim jongu , apo biznesmen , apo kriminel , duhej fshirë ! Pse nuk ndihet ambasada ameriqane , ju dalin horlliqet ! Bashk me atë Muçon e Ballën e drogën kan qën dhe amerikojt në vjedhjen e tims-it ! Se nuk ka mundësi të heshtet në një krim ku cënohet siguria jo vetëm kombëtare po dhe e NATOS !

  2. Po çfarë mund të pritet tjetër, nga një çingije që hidhet nga prehëri në prehër dhe spërdridhet për t’i dhënë kënaqësi padronit të radhës dhe për të marrë nga padroni i radhës pastaj atë vlerësimin e çingijes më të preferuar. Çfarë mund të bëjë tjetër, çfarë mund të presësh tjetër.nje shpellkar nga skrapari i enverit qe del e mbron ilir metaj si spiuni i enverit

  3. Diagnoza e Ilir Metës është Depresion Dypolësh – në Anglisht quhet Bipolar Depression. Këto ditë është në polin manik që ka eufori, eksitim, mbivlerësim të vetes, irritim të shpejtë dhe, sigurisht, maninë. Ky është për ilaqe. Përgjithësisht marrin kompaund të lithiumit.

  4. Wwwaaaaaa ky i sfazuar fare ! I ka bere SPAK me hije, njeri ne maje ballkoni dhe ky tj maje me maje Me duket se edhe SPAK po u jep nje dore ,per tu njohur me mire nga njerzia.

    1. Janë të tëra ato që thotë në përputhje me rrjedhën e ngjarjeve. Macgonigal dhe marksistët amerikanë të korruptuar nga banda e rilindjes me Ramën ne krye në aksion të plotë për asgjësimin e opozitës dhe demokracisë. Rikthimi në diktaturë. Realisht çdo u vërtetua me izolimin e Berishës dhe tani me aksionin kundër Metës!!!
      Dhe ka akoma idiotë që besojnë Ramën e rilindjen organizatën më të madhe kriminale dhe antishqiptare!!!

  5. Po gjej alibi Meta. Del ne tv dhe ben si rrot Kari qe pastaj kur ta gjykojn te thot jam i cmendur, tu tregoj intervistat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *