• |
ide | kryesore

“Ka një spiun”. Pioli vë alarmin, spiuni godet sërish: zbulohet para kohe formacioni i Milan për derbin

F1, Sport
Pioli


Pioli dje në konferencën për shtyp kishte aluduar për praninë e një spiuni në dhomën e zhveshjes së Milan. E vërtet duhet të ketë një të tillë, duke qenë se formacioni i mbrëmjes së sotme ndaj Inter është zbuluar para kohe.

MILAN KA NJË SPIUN

Dje në konferencën për shtyp Pioli tha: “Formacionin do ta mësoni shumë shpejt… Si mund të mos përgatitesh mirë për një ndeshje kaq të rëndësishme nga pikëpamja mendore? Për zgjedhjet taktike mendoj se mund të bëja gjithçka: të ndryshoj gjithçka, të konfirmoj gjithçka, jam i hapur për gjithçka”.

Lexo më tej: Milan futet në derbi në kërkim të trajnerit: kontakte me Conte, pëlqehet Lopetegui

Trajneri i Milan aludoi për praninë e një spiuni brenda dhomës së zhveshjes së kuqezinjve. Por urithi brenda skuadrës u konfirmua menjëherë. Nuk është rastësi që janë dhënë detajet e formacionit atipik të projektuar nga Pioli për derbin.

PIOLI RRESHTON LEAO QENDËRSULMUES

Trajneri i Milan, pranë largimit, por me mundësinë për t’i dhënë një gëzim të fundit tifozëve të tij, po mendon të vendosë Rafa Leao në rolin e qendërsulmuesit mbrëmjen e sotme kundër Inter. Kështu, do të ketë pankinë për Giroud. Në ndihmë të portugezit në rolin e tij të ri do të jenë Pulisic, Loftus-Cheek dhe Musah, në mesfushë Reijnders dhe Adli. Ndërsa mbrojtja do të formohet nga Tomori e Gabbia në qendër, Theo dhe Calabria në krahë. Në portë i palëvizshëm Maignan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *