• |
ide | kryesore

Protestuesve të arrestuar iu ndalua pjesëmarrja në protestë, Noka: E padëgjuar në 33 vite

Lajme, Të fundit
protesta


Pasi gjykata liroi protestuesit e arrestuar pas tubimit te Bashkia e Tiranës, por me një kusht që mos të merrnin pjesë në protesta të tjera, vjen reagimi nga demokrati Flamur Noka. Ky i fundit tha për mediat se kjo masë ishte e padëgjuar në 33 vite.

“Pasi iu turrën duke i dhunuar dhe marrë peng prej kaq ditësh, vetëm se protestojnë kundër hajdutërisë, sot në shtetin e Ramës nëse proteston kundër hajdutëve je i paligjshëm, nëse vjedh ke bekimet e autoriteteve. Masa e marrë nuk është dëgjuar në 33 vite.

U shpik një masë që nuk i lejohet të dilet në vende publike. Ndalohet e drejta e protestës, kemi të bëjmë me struktura të krimit të organizuar që janë turrur me çdo kusht të ndalojnë protestës. A gjykata policia apo shteti i Ramës nuk shpëton dot Veliajn apo ata që janë vjedhur, sepse do të përballen me opozitën. Veliaj do të kërrhet nga aty ku është sepse përfaqëson babëzinë.”, tha Noka.


5 Comments

  1. PD duhet te dale me nje vendim dhe deklarate publike se te gjithe protestuesit e ndaluar, apo te

    denuar nder vite nga regjimi hajdut i rilindjes , me te ardhur PD ne pushtet, jo vetem do ti shpalle

    heroj te lirise por edhe do ti demshperbleje apo tu lidhe pension por edhe te gjithe ata qe kane urdheruar

    dhe zbatuar ndalimin apo denimin e tyre tu mbahen nga te ardhurat e tyre demshperblimi i tyre

    dhe te latgohen nga puna .

  2. Jo me dur ne xhepa dhe jo tre veta bashke.
    Urdher i komandes façiste.
    Ec alqis jorgos tavas braçes kurvis ….mutis ballas

  3. kreu i Grupit të PD akuzat për trafik droge i ka ‘sport të zakonshëm’. Pak muaj më parë, para se të rikthehej në prehërin e Sali Berishës, Bardhi akuzonte Flamur Nokën.

    “Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i Brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe, më pas, vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *