• |
ide | kryesore

Ministri britanik merr shembull Shqipërinë: Riatdhesimet ulën numrin e emigrantëve me gomone

Lajme, Të fundit


Ministri i qeverisë për migracionin e paligjshëm, Michael Tomlinson, sapo është pyetur nëse projektligji i Ruandës do të sjellë rezultate dhe do të jetë vërtetë një pengesë, kjo nën dritën e tragjedisë së sotme ku humbën jetën pesë persona të cilët tentuan të kalonin me gomone Kanalin Anglez.

Ai përdori si shembull marrëveshjes së Mbretërisë së Bashkuar me Shqipërinë, e cila u arrit në dhjetor 2022 dhe synon të dërgojë azilkërkuesit shqiptarë me fluturime të rregullta në Atdhe.

Që kur nisën fluturimet, ai thotë se numrat e shqiptarëve që kalojnë kanalin me varka janë ulur.

Kur u pyet se si qeveria planifikon të përpunojë të gjitha aplikimet, në një kohë që në gjykata ka ende shumë raste të pazgjidhura, ai tha se deri në fund të javës 200 punonjës të tjerë do të përfundojnë trajnimin e do t’i shtohen procesit për të lehtësuar sistemin.


1 Comment

  1. Mire e the, po a e di se ne Shqiperi kane mbetur vetem pleqte dhe femijet. Ata nuk punojne dot prandaj ka rene dhe numuri i refugjateve qe hyjne ne Angli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *