• |
ide | kryesore

Amnistia Penale nis të zbatohet sot, në burgun e Fierit lënë qelitë rreth 80 të dënuar

Lajme, Të fundit


Në burgun e Fierit, nga 600 të dënuar dhe 160 të paraburgosur, rreth 80 të dënuar do të përfitojnë nga zbatimi i ligjit për Amnistinë Penale që nis sot.

Sipas drejtuesit të burgut, Ervin Bushit, të dënuarit pritet të lënë ambientet e institucionit të vuajtjes së dënimit në Fier rreth orës 13:00, ndërkohë që nga komisariatet e policisë po vijojnë të dërgohen dokumentacionet për të dënuar të tjerë nga paraburgimi, ku numri i tyre shkon në gati 80 persona.

Pjesa më e madhe e të dënuarve në IEVP FIER, që iu kishte mbetur 1 vit e 5 muaj burg, kanë kryer vepra penale si “prodhim dhe shitje narkotikesh”, “Vjedhje”, “Dhunë në familje”, “Dhënie ndihme i kalimit te paligjshëm të kufirit”, “Armëmbajtje pa leje” etj


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *