• |
ide | kryesore

Meta nga Fieri i hedh një “kunjë” Lulzim Bashës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Lulzim


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga Fieri dha një deklaratë për mediat, ku i hodhi një “kunjë” Lulzim Bashës.

Meta u shpreh se Monika Kryemadhi vazhdon që të jetë deputete e Partisë së Lirisë. Ai shtoi se PL do të jetë parti kryesore në Fier. Më tej, Meta shigjetoi Lulzim Bashën, duke thënë se i shërben regjimit të Ramës, teksa e ironizoi se “ai gënjen edhe kur fle”.

“Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni.

Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen.” 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *