• |
ide | kryesore

Frikë te Girona, përplasje e rëndë loje në stërvitje: Juanpe e Yan Couto bëhen për spital

Sport
Juanpe


Momente frike të madhe te Girona. Gjatë seancës stërvitore ka pasur një përplasje të dhunshme mes Juanpe dhe Yan Couto. Dy lojtarët janë përplasur kokë më kokë. Seanca stërvitore u ndërpre menjëherë dhe lojtarët u transportuan në spital për kontrolle të hollësishme. Spanjolli pësoi një thyerje të hundës, e cila do ta mbajë jashtë fushës për rreth dy javë. Ndërsa braziliani pësoi vetëm një prerje në vetull. Të dy pritet të mungojnë në ndeshjen e kampionatit kundër Las Palmas.

KOMUNIKATA E GIRONA

“Juanpe dhe Yan Couto pësuan një tronditje të fortë gjatë stërvitjes sot dhe u dërguan në spital, nga ku tashmë kanë dalë. Juanpe pësoi një thyerje të hundës dhe do të jetë jashtë për rreth dy javë. Yan Couto pësoi një goditje të fortë dhe një prerje në vetull dhe do të vlerësohet përsëri nesër”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *