• |
ide | kryesore

HAMAS: Ndalim luftën e dorëzojmë armët nëse kthehemi në kufijtë e 1967

Arkiva, Planet, Të fundit


Hamasi është i gatshëm të ndalojë luftën me Izraelin nëse krijohet një shtet i pavarur palestinez në kufijtë e para vitit 1967. Kështu ka deklaruar zyrtari i lartë politik i Hamasit, Khalil al-Hayya, në një intervistë për Assosiated Press. Zyrtari i Hamasit bëri të ditur se grupi militant është gati të dorëzojë armët dhe të kthehet në parti politike.

“Gjithë përvojat e njerëzve që luftuan kundër pushtuesit, kur u bënë të pavarur dhe fituan të drejtat dhe shtetin e tyre u transformuan. Çfarë kanë bërë këto forca? Ato janë kthyer në parti politike dhe forcat e tyre luftarake mbrojtëse janë kthyer në ushtri kombëtare”.

Megjithatë, Izraeli nuk ka gjasa ta marrë në konsideratë një skenar të tillë. Ai është zotuar të shtypë Hamasin pas sulmeve vdekjeprurëse të 7 tetorit që shkaktuan luftën dhe lidershipi i saj aktual është me vendosmëri kundër krijimit të një shteti palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Al-Hayya, i cili përfaqësonte Hamasin në negociatat për armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve, përdori një ton që ndonjëherë ishte provokues dhe herë të tjera pajtuese.

Duke folur për AP në Stamboll, ai tha se Hamasi dëshiron t’i bashkohet Organizatës për Çlirimin e Palestinës, të udhëhequr nga fraksioni rival Fatah, për të formuar një qeveri të unifikuar për Gazën dhe Bregun Perëndimor. Ai tha se Hamasi do të pranonte “një shtet plotësisht sovran palestinez në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në përputhje me rezolutat ndërkombëtare” përgjatë kufijve të Izraelit të para vitit 1967.

Lufta në Gaza është zvarritur për gati shtatë muaj dhe negociatat për armëpushim kanë ngecur. Izraeli po përgatitet për një ofensivë në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë ikur.


7 Comments

  1. Ketyre do u qihen ropt deri ne terroristin e fundit, do shfarosen keto kurva qe vrane mbi 1000 persona ne kohe paqeje e tani duan meshire. ju qifsha kurvat e mbuluara e te pa rruara

    1. Qe te thuash “ne kohe paqeje” duhet te jesh komplet jo vetem qorr po dhe injorant kalibri. Ska ilac per injorantin vetem…
      Fali zot se sdine ca flasin

    1. Jo ore!! Qe ka mirë me oreksin zotëria!! Në kufijtë e 67 don kufirin!!
      Rrini urtë se vetë e kruajtët b….n se do shkoni tërë ju terroristët për lesh.

      1. Te shkerdgefsha Rrobte o CiNut Rrobqire i LGBT Aneriqene. Palestimezet tokat e tyre duan se CiMutet Rrobqire Zionist jane Pushtues sic jane Serbet dge Greket ne tokat tona. Ju shkerdhefsha rracen Sorrosiane qe mbroni Cimutet Zionist dhe Ameriqente

  2. Izraeli na tregoi qe se ka lluksin te vazhdoje gjate konfliktin me palestinezet. Eshte ne interesin e tij te bisedoj me palestinezet ne te kunderten lufta mund te mare drejtim te pa parishikushem kur ne te te futen protogoniste te tjere. Irani me bombardimin qe i beri izraelit i tregoi botes arabe se gogoli izraelit eshte peralle.

  3. Te shkerdhefsha Rrobte o CiMut Rrobqire i LGBT Ameriqene. Palestimezet tokat e tyre duan se CiMutet Rrobqire Zionist jane Pushtues sic jane Serbet dhe Greket ne tokat tona. Ju shkerdhefsha rracen Sorrosiane qe mbroni Cimutet Zionist dhe Ameriqente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *