• |
ide | kryesore

Blinken në Izrael, Netanyahu nuk bindet për armëpushim në Gaza

Arkiva, Planet, Të fundit


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu i tha sot Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken se ai nuk do të pranojë një marrëveshje që përfshin përfundimin e luftës në Rripin e Gazës.

Sipas zyrtarëve të lartë amerikanë dhe izraelitë, Netanyahu tha në takimin me Blinken se nëse Hamasi këmbëngul për t’i dhënë fund luftës, marrëveshja nuk do të pranohej.

Ai gjithashtu theksoi se pushtimi i qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës do të ndodhë dhe se operacioni nuk varet nga asgjë, raporton Times of Israel.

Më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, njoftoi se Blinken përsëriti në bisedën e tij me Netanyahun se SHBA-të kundërshtojnë sulmin e planifikuar izraelit në qytetin e mbipopulluar Rafah në jug të Rripit të Gazës.


2 Comments

  1. Po futini embargo armesh, dhe pastaj e shikon ky vesh palla! Se edhe keshtu nuk ka kuptim o Ndrio, nga njera ane denon luften, nga krahu tjeter i jep arme. Muhabet cifuterie! Vati trapin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *