• |
ide | kryesore

Gërdeci/ Mediu kërkoi marrjen e dëshmive të 5 amerikanëve me video-konferencë, GJKKO rrëzon kërkesën

Lajme, Të fundit
Mediu


Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për çështjen e Gërdecit. Avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu iu drejtuan gjykatës me një kërkesë ku kërkonin zhvillimin e një video-konferencë për marrjen e dëshmive të 5 shtetasve amerikanë për çështjen e Gërdecit. Kërkesë e cila është rrëzuar nga gjykata.

Gjykata vendosi që dëshmia të merret nga agjente të FBI dhe në prani të një avokati amerikan qe do te mbroje interesat e Fatmir Mediut. Ndërkohë mësohet se seanca e radhës me 15 maj në oren 10:00.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me shëpërthmin që ndodhi më 15 mars 2008, që shkaktoi vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *