• |
ide | kryesore

“Më shkatërruan jetën”. Mourinho shpërthen ashpër ndaj pyetjeve tendencioze

Sport
Mourinho


Vazhdon të diskutohet çështja në lidhje me të ardhmen e José Mourinho, i mbetur pa pankinë pas shkarkimit nga Roma. Në këtë drejtim përshtatet edhe skenari i një ardhje hipotetike te Benfica. Këtu është nxitur edhe shpërthimi shumë i ashpër i portugezit.

MOURINHO: “MOS MË BËNI NGA KËTO PYETJE”

“Mos më bëni nga këto pyetje, më kanë prishur shpesh fundjavën”, ka komentuar Mourinho në eventin e organizuar nga Rio Ave, me rastin e 40-vjetorit të finales së Kupës së Portugalisë, e humbur 1-4 ndaj Portos me 1 Maj 1984. “Mos më bëni pyetje për skuadrat që kanë tashmë një trajner”.

“MË KANË SHKATËRRUAR JETËN”

“Stadiumi Da Luz është 30 minuta nga shtëpia ime në Lisbonë – vazhdoi trajneri -. Shkova për të parë disa ndeshje. Më pas ata filluan të më bënin këto pyetje dhe unë nuk shkova më atje. Me ato pyetje më shkatërruan jetën”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *