• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset 24-vjeçari

Lajme, Të fundit
policia Shkodër


Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. I plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë ka mbetur shtetasi J. O., 24 vjeç,

Informacion paraprak:

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *