• |
ide | kryesore

Video/ Juventus nuk di më të fitojë: Rabiot eviton në shtesë turpërimin me Salernitanën e rënë në B

Sport, Video
Rabiot


Juventus humbet një tjetër mundësi për të siguruar aritmetikisht kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm. Në fakt, në javën e 36 të Serie A, skuadra e teknikut Allegri nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Salernitanës, tashmë të rënë në Serie B dhe mbetet në pritje të rezultatit Atalanta-Roma. Në Allianz Stadium në pjesën e parë një goditje e Vlahovic u stampua në traversë, më pas Pierozzi (27′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë. Bardhezinjtë ishin edhe të pafat, sepse edhe Cambiaso u ndal nga shtylla. Në pjesën e dytë Juventus reagoi, shtoi ritmin dhe pas traversës së goditur nga Miretti barazoi rezultatin në kohën shtesë me Rabiot (92′).

Një devijim në sparkatë nga Adrien Rabiot në minutën e 91′ evitoi që Juventus të bënte një figurë të shëmtuar historike kundër Salernitanës, tashmë të rënë. Goli i francezit i afron sidoqoftë bardhezinjtë me një rikthim në Champions, që mund të zyrtarizohet që në mbrëmje në rast se Roma dështon të fitojë në përballjen direkte ndaj Atalantës. Në fund, u mbyll 1-1 në Allianz Stadium, por rreziqet ishin të shumta për Zonjën nga minutat e para deri në kohën shtesë, kur Basic humbi golin e 2-1 të mundshëm.

Lexo më tejRabiot, i vendos kohën Juventusit: “Të ardhmen time më mirë ta vendos para Euro 2024 për të qenë i qetë”

Vazhdon seria e barazimeve të Juves, i treti në renditje me pikë të barabarta me Bolonjën dhe në pritje të finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës të mërkurën. Duartrokitje për skuadrën kampane, e cila shkoi një hap nga goditja e madhe të nxitur nga një shpirt i madh gare dhe madje edhe pak fat në shtyllën e Cambiaso e traversat e Vlahovic e Miretti.

Serie A Italy

Lazio 2-0 Empoli
Genoa 2-1 Sassuolo
Verona 1-2 Torino
Juventus 1-1 Salernitana


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *