• |
ide | kryesore

Fermerët e jugut në protestë: Shteti po tallet me ne!

Lajme, Të fundit


Fermerët e jugut kanë dalë në protestë paraditen e kësaj të hëne, ku kanë kërkuar vëmendjen e qeverisë, për situatën e vështirë ekonomike që po kalojnë. Në një prononcim për mediat, fermerët kanë kërkuar që fokusi i shtetit të mos jetë te produktet e importit, por të shfrytëzohen produktet vendase pasi siç deklarojnë ata ndryshe do të falimentojnë pasi të gjitha produktet po ju shkojnë dëm.

“Ky vend nuk ka burra më, prandaj bëjnë kështu këta, le të pasurohen ato 10 veta që po e grabisin vendin. Jemi me kredi dhe po paguajmë taksat, por jo të abuzohet me këtë çmim. Turp të kenë pasi po tallen me mundin dhe djersën tonë”,- janë shprehur fermerët për mediat.

Fermerët kanë zhvilluar vazhdimisht protesta, për shkak të rritjes së kostove dhe taksave si dhe konkurrencës nga importet e lira të ushqimeve. Në protesta janë përfshirë blegtorët dhe bujqët, të cilët shpesh kanë hedhur edhe prodhimet e tyre në rrugë në shenjë revolte.


4 Comments

  1. Dolen keta te Braqes, te kerkojne nga paret tona? Na plasi trapi per qeset e ketyre. çmimi eshte me i larte sesa jashte dhe keta kenaqen kur shkon sa me siper. Tani do heqim nga paret e femijeve qe te hane keta..ik e pirdhuuuuuuu

  2. Armiku i popullit shqiperia ka nevoje vetem per politikane dhe weveritare
    Ska nevoje per puntore si ju me kosto te larte

    Kontratat i ka gati per puntore marokjene afrikane indjane
    Puntore pa ze dhe me roga te uleta

  3. Nuk jane punetore. Keta jane gati te marrin punetore nga afrika, me pare ne te zeze. Mos i ngaterro gjerat. Keta jane ata qe duan te jetojne me paret e taksapaguesve shqipetare se kujtojne se eshte akoma koha e Komunisteve kur bertisnin “bujqesia çeshtje e te gjithe popullit”. Tashi eshte vetem çeshtje xhepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *