• |
ide | kryesore

Kush përdor monedhën serbe ndëshkohet, flet Kurti

Arkiva, Lajme, Të fundit
Kurti


Nga dje euroja është valuta e vetme për transaksione në Kosovë. Periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës ka përfunduar.

Duke nisur nga dita e sotme, sipas Rregullores, do të ketë masa ndëshkuese për ata që përdorin dinarin.

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë, ndërkaq janë udhëzuar që të hapin degë të reja në veri.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth rregullores së BQK-së për përdorim të cash-it.

“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, tha Kurti një deklaratë për RTK, nga Kamenica ku po viziton këtë komunë.

Kurti përsëriti se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.

Lexo më tej: Nga nesër Euro monedha e vetme në Kosovë 


6 Comments

    1. Patriot eshte ai qe i mbron dhe pasuron te vetet por jo ai qe fut percarje me fqinjet.
      Nuk do jete nga dora e Skenderbeut ky, do ta kene lene turqit kur iken faren e Kurtit.
      Rrofte toka e Arberit! Poshte turwit pushtues dhe zaptues!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *