• |
ide | kryesore

Video/ Mbappé i jep lamtumirën PSG me një gol e me një humbje: tifozët i dedikojnë skenografinë

F1, Sport, Video
Mbappé


Në javën e 33 të Ligue 1, PSG u rrëzua duke u mundur 3-1 nga Toulouse. Mbappé (në ndeshjen e fundit në stadiumin e tij) zhbllokoi ndeshjen, përpara se Dallinga, Gboho dhe Magri të përmbysnin rezultatin. Monaco (2-0 ndaj Montpellier) dhe Lille (2-1 ndaj Nantes) fituan jashtë fushe. Luftën për Evropën e ndezi Marseille (që mundi Lorient 3-1) dhe Lyon (1-0 kundër Clermont), si dhe barazimi 1-1 mes Rennes dhe Lens. Ndërkohë, Strasburg-Metz përfundoi 2-1.

PSG-TOULOUSE 1-3

Mbappé i dha lamtumirën Parc des Princes me një humbje. Toulouse pushtoi Parisin, duke triumfuar me përmbysje 3-1. Kampionët e rinj të Francës goditën menjëherë, në minutën e 8′ të ndeshjes Mbappé shënoi nga një kënd i ngushtë (i vleftësuar pas një kontrolli në VAR). I menjëhershëm reagimi i miqve: kaluan vetëm pesë minuta dhe Dallinga arriti të rikthejë në ekuilibër ndeshjen, me një asistim të Diarra. Pas golit të barazimit, Toulouse thuajse e kishte kontrollin në Parc des Princes (pavarësisht nga një shtyllë e goditur nga Asensio).

Lexo më tejReal Madrid, me Mbappé kthehen ‘Galacticos’: detajet e kontratës, roli e numri i fanellës

Në pjesën e dytë parisienët e zhvendosën lojën në anën e tyre, por në minutën e 68′ skuadra e Carles Martinez përmbysi plotësisht rezultatin me Gboho. Të besuarit e Luis Enrique u përpoqën në të gjitha mënyrat për të barazuar, por pësuan të tretin në minutën e 95′ nga Magri. PSG (tashmë kampione e Francës) bie 3-1 dhe mbetet e mbërthyer në 70 pikë, ndërsa Toulouse ngjitet në 43, në vendin e dhjetë.

FALENDERIMI I TIFOZËVE

Mbappé largohet kështu me një gol e një humbje nga Parisi, por tifozët nuk e harruan gjithcka ai ka dhënë për PSG. Skenografia në fillim të ndeshjes ishte e gjitha për sulmuesin, lojtarin e ri të Real Madrid.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *