• |
ide | kryesore

Vrasja e policit në Fier/ Shkak u bë debati për kalimin në rrugë

Arkiva, Lajme, Të fundit


Një vrasje ka tronditur mesditën e sotme Fierin, ku është qëlluar për vdekje efektivi i policisë Novruz Cenalia.

Burime për Report Tv, bëjnë me dije se viktima ka qenë sot turni i 2-të dhe ka qenë duke shkuar në punë.

Me autorin Azgan Mërnica, i kanë fshatrat në vijë ajore 500 m larg. Ata dyshohet se kanë debatuar për makinën dhe shkak dyshohet një konflikt i çastit se kush do të kalonte i pari, pasi rrugët në fshat janë të ngushta.

Burime bëjnë të ditur se polici është qëlluar me një plumb në kokë. Autori ka lënë makinën tek shtëpia e dajës së tij dhe është larguar nëpër ara, ndërsa policia po bën kontrolle edhe me dron.


2 Comments

  1. Bajrat e Shkodres hodhen ne lume ate te shkreten grua me 3 femije! Arsyeja, konflikt per humbjen e droges me burrin dhe vellane e burrit! Ky polici do jete vrare per ndonje femer te fshatit, zbulimi dhe parandalimi eshte zero, qeveria hajdute me KM qe urdheron vrasje eshte bere njesh me krimin! Ikni nga ky vend, mos beni gafe te ktheheni o milet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *