• |
ide | kryesore

Video/ Alen Sherri befason të fejuarën mes festës për Kupën: propozim për martesë në fushë

Sport, Video
Sherri


Nga festa në festë. Te Egnatia fituese e Kupës së Shqipërisë, është një Alen Sherri më i kompletuar se kurrë. Portieri i rrogozhinasve pas finales së Kupës, në mes të festimeve, ka befasuar të fejuarën e tij Razena. Ndërsa ekipi po bënte foton e rastit, shkodrani u gjunjëzua i rrethuar nga shokët e tij të skuadrës dhe i propozoi për martesë të fejuarës.

Mes brohoritjeve të të gjithë shokëve të skuadrës, si për ti dhënë zemër edhe më shumë numrit 1 të Egnatias, Sherri mori një “po” të fortë e të qartë si përgjigje. Dy gëzime në një mbrëmje mund të quhet fare mirë ajo e Sherrit, që sidoqoftë nuk ka shumë kohë për të menduar për martesën, sepse në fundjavë vijnë ndeshjet e Final 4 dhe portieri duhet të jetë krejtësisht i fokusuar te ndeshja kundër ish-Vllaznisë së tij.

“E kisha planifikuar para nja 2 ditësh – tha Sherri -. Për koeçidencë, dje më çoi një unazë. Sot më tha pse po rrimë kështu ne, sikur do më propozosh. Kam 2 vite e gjysëm me të fejuarën. Kishte ardhur momenti për ta bërë zyrtare. Kisha emocione shumë gjatë lojës për të dyja gjërat. Ndoshta ndikoi edhe në lojë. Ishte një ditë emocionuese për mua”.

Video/ Propozimi për martesë


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *