• |
ide | kryesore

Video/ Egnatia fiton Kupën, feston edhe Tirana: përrallës së Kukësit i jep fund të hidhur ish-lojtari i tyre Ndreca

F1, Sport, Video
Egnatia


Egnatia është fituese e Kupës së Shqipërisë. Për të dytin edicion radhazi rrogozhinasit ia dalin të fitojnë trofeun, këtë herë duke mundur 1-0 Kukësin. Një betejë e çuditshme, ku kryesuesit e kampionatit, përballeshin me të fundit në renditje e të rënë nga kayegoria. E megjithatë, Egnatia vuajti dhe e zgjidhi ndeshjen vetëm falë golit të ish-lojtarit të Kukësit Ndreca. Të besuarit e Tetovës humbën edhe një penallti, me Fernandon që u ndal nga Tafas.

Në kujtim të Raphael Dwamena, sulmuesit ganez që humbi jetën në fushë në këtë edicion, kur ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit, Egnatia e kishte të qartë se për çfarë po luante. Që në minutën e 9’ Montenegro provoi reflekset e portierit Tafas, me një silurë nga jashtë zonës. Pavarësisht një lojë të ashpër, me kontraste të forta, rastet munguan deri kur Ndreca zhbllokoi ndeshjen. Në minutën e 38’ Egnatia mori avantazhin, pas një aksioni të nisur nga Fangajn në të djathtë, pasimin e të cilit ish-lojtari i Kukësit e dërgoi në rrjetë.

Lexo më tejVideo/ Hidhet shorti i Final 4, Partizani gjen rrugën më të ‘lehtë’ për titullin: zbulohen ndeshjet për titullin

Në pjesën e dytë, Kukësi u spostua përpara në kërkim të barazimit. Hasaj, në minutën e 50’ detyroi Sherrin të bënte një ndërhyrje shpëtimtare. Lala pastaj humbi një mundëi brilante në të 53’, kur në spondin e Zhongos goditi jashtë. Devolli bëri gjithcka për të kthyer rezultatin, por mund të ishte ndëshkuar në minutën 79′ kur Mingo preku topin me dorë i pikasur nga VAR. Fernando u hipnotizua nga Tafas që mbajti në lojë të tijtë. Në sulmin e fundit pastaj Hasaj i vetëm me portierin gjeti vetëm rrjetën e jashtme.

Egnatia fiton trofeun për të dytin vit radhazi dhe shkon e qetë në ndeshjet e Final 4. Kukësi nuk ia del, edhe pse ishte sforcuar për të arritur deri në final, duke eliminuar Partizanin e Tiranën. E pikërisht këta të fundit, festojnë suksesin e Egnatias. Me trofeun që shkoi në palmaresin e ri të rrogozhinasve, Tirana shkon në Europë dhe shpëton sezonin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *