• |
ide | kryesore

Çështja “Gërdeci”/ Mediu kërkesë GJKKO-së: Të kryhet akti i ri ekspertimi ekonomiko-financiar

Lajme, Të fundit


Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme të urdhërojë kryerjen e një akt ekspertimi të ri ekonomiko-financiar. Përmes avokatëve të tij Mediu pretendon se akt-ekspertimi i paraqitur si provë nga SPAK ka probleme në formë dhe në përmbajtje.

Sipas avokatëve, vendimi për akt-ekspertimin nuk i është bërë me dije Mediut gjatë hetimit paraprak dhe ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme e në kushte të papajtueshmërisë ligjore.

Po sipas mbrojtësve, 4 nga 5 ekspertët kanë qenë nëpunës shtetërore dhe pa licencimet përkatëse, ndërsa i pesti nuk kishte njohuri financiare. Tjetër problem i konstatuar nga avokatët, ishte fakti që ekspertët nuk janë njohur me akte të rëndësishme të dosjes, pyetjet që i janë shtruar atyre kanë qenë më së shumti të karakterit juridik e jo atij ekonomik dhe se ekspertet kanë marrë kompetenca të gjykatës dhe prokurorisë. Gjykata tërhiqet për vendim, ndërsa Mediu kërkoi që gjyqi të bëhet me kamera dhe live.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *