• |
ide | kryesore

Nga interpelanca Shehu-Rama, te marrëveshja e pensioneve me Italinë, ç’pritet të ndodhë në Kuvend

Lajme, Të fundit
Kuvend, Klgj


Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në seancën e radhës plenare, që pritet të fillojë në orën 10:00. Sipas dokumentit të publikuar në faqen zyrtare të Kuvedit, në seancën e sotme janë parashikuar të diskutohen 11 pika.

Fillimisht do të jetë interpelanca e kërkuar nga deputeti demokrat Tritan Shehu me Kryeministrin Edi Rama, lidhur me qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ku në total Shehu ka parashtruar 19 pyetje për këtë temë. Pas interpelancës, do të jetë ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu që do t’i përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho.

Më tej, sipas rendit të ditës, Kuvendi do të diskutojë një seri marrëveshjesh, duke nisur nga ajo e Interpol, e cila vjen në kuadër të Konferencës së 51-të të Interpol, që do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Tiranë. Po ashtu, pritet të diskutohet dhe marrëveshja e pensioneve me Italinë dhe një marrëveshje në fushën e arsimit. Gjithashtu, gjatë seancës së sotme në Parlament pritet të diskutohet dhe një akt normativ, si dhe dy pr/ligje.

Rendi i ditës me pika:

I. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.5.2024.

2. Njoftime.

3. Interpelance me Kryeministrin, zotin Edi Rama kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.

4. Pyetje e deputetes Erisa Xhixho drejtuar Ministres së Arsimit dhe Sportit, Zonjës Ogerta
Manastirliu.

5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës
së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore” .

6. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës
Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi privilegjet dhe imunitetet për
Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri në vitin 2024”.

7. Projektligj “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet qeverisë së Republikës
së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për
programin e shkëmbimit akademik “Fulbright” .

8. Projektligj ·’Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9967, date 24.7.2008, “Për miratimin e
aktit normativ nr. 4, date 9.7.2008, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive
tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve
kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve’”‘, miratuar me ligjin nr. 9967, date
24.7 .2008,te ndryshuar”.

9. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Këshillit të
Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit”.

I 0. Projektligj “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

II. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *