• |
ide | kryesore

Video/ Allegri një furi kundër arbitrit Maresca, thirrja nga tribuna e bujshme: “Ku është Rocchi, ku është?”

F1, Sport, Video
Allegri


Juventus fiton Kupën e Italisë duke mposhtur Atalantën falë golit të shpejtë të Dusan Vlahovic. Finale jashtëzakonisht e nxehtë në Olimpico, me Massimiliano Allegri të përjashtuar nga fusha pas protestave të përsëritura dhe të ashpra drejtuar abitrit Maresca. Trajneri i Juventus fjalë për fjalë e humbi mendjen, pas episodeve të arbitrimit që penalizuar vazhdimisht bardhezinjtë.

KARTONI I KUQ, ALLEGRI TËRBOHET

Në minutat e fundit të ndeshjes Atalanta-Juventus Allegri u zemërua me të gjithë: ai bërtiti dhe bërtiti kundër arbitrit, me bashkëpunëtorët e tij që mezi ia dolën ta mbanin. Shkaku ishte një përplasje në zonën e Juventus me Bremer që mbeti përtokë ndërsa loja vazhdoi me Perin që bëri ndërhyrjen më të rëndësishme të ndeshjes. Protestat e trajnerit toskan ishin dramatike, të kompletuara me një përballje ballë për ballë me arbitrin e katërt Mariani. Tekniku i Juventus flaku xhaketën me tërbim, pastaj edhe kravatën. Arbitri Maresca praktikisht ishte i detyruar ta përjashtojë atë.

Në fakt, Allegri kishte akumuluar episode gjatë ndeshjes me arbitrin Maresca që nuk fishkëlleu një penallti evidente nga Vlahovic, pastaj anuloi me VAR golin e serbit për një pozicion milimetrik jashtë loje, nuk akordoi një goditje këndi qartësisht në favor të bardhezinjve dhe po linte rregullisht lojën të vazhdonte, pavarësisht ndërhyrje me faull të atalantinëve.

Lexo më tejVideo/ Vlahovic i dhuron Juventus Kupën e Italisë: penallti e padhënë e goli i anuluar tërbojnë Allegrin

Mbaroi këtu? Aspak, sepse pas kartonit të kuq fillon pjesa e dytë e “spektaklit” të teknikut Allegri. Teksa u largua nga fusha ai fillimisht duartrokiti në mënyrë ironike arbitrin, pastaj vazhdon t’i bërtasë kujtdo që ishte brenda rrezes së tij. Në fund, duke parë tribunën bërtiti disa herë. “Ku është Rocchi?”, me referencë të qartë për dizenjatorin e arbitrave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *