• |
ide | kryesore

Video/ Sulmuesi i Genoa, Ekuban e Ramadani i Lecce, nxisin Partizanin për fitore: “Hajde çuna, forca”

F1, Sport, Video
Ekuban


Partizani do të luajë nesër ndeshjen e parë të playoff për titull kundër Skënderbeut. Për të kuqtë nis gjuetia e rikonfirmimit kampion, për të cilin ka nevojë të kalojë korçarët. Një situatë delikate, me ndeshje për jashtë ose brenda, ku janë përfshirë edhe ish-lojtarët e kryeqytetasve që tashmë luajnë në kampionatet e huaja si Caleb Ekuban e Ylber Ramadani në Serie A e Jasir Asani në Korenë e Jugut.

Një thirrje nga sulmuesi i Genoa, Ekuban, i cili përpara se të shpërthente në Serie A u huazua nga Chievo te Partizani. Pikërisht me fanellën e të kuqve ai bëri një sezon spektakolar, duke lënë gjurmë të paharrueshme të tifozët e të kuqve. Atëherë Ekuban nuk arriti ti dhuronte titullin kampion klubit e mbështetësve, por tani kërkon që Shehit e të tijtë ta bëjnë këtë edhe për të.

Edhe Ramadani, që mban veshur tani fanellën verdhekuqe të Lecce, me të cilët sapo siguroi qendrimin në elitën e futbollit italian, ka bërë thirrje për mbështetje të madhe nga tifozët për të ndihmuar skuadrën. Partizani luan ndeshjen e parë të Final 4 kundër korçarëve që nuk kanë asnjë objektiv përveç titullit, duke qenë se në Europë nuk do të luajë dot, për shkak të dënimit nga UEFA, cfarëdo rezultati të marrin në fushë.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *