• |
ide | kryesore

Banesat e tyre do të shemben për projektin Kashar-Thumanë, 6 familjet në protestë

Lajme, Të fundit


Teksa sot parashikohet që të shemben 3 banesa në Bërxullë, 6 familjet që preken nga ndërtimi i projektit për autostradën Kashar-Thumanë, janë hedhur në protestë.

IKMT ka shkuar sot në vendin ku do të bëhet shembja, ndërsa në mbështetje të tyre është dhe Policia e Shtetit, konkretisht tek zona e njohur si Ura e Limuthit.

Anëtarë të 6 familjeve që protestojnë kanë hipur në tarracën e një prej banesave në shenjë kundërshtie kundër shembjes. Ata shprehen se nuk janë përfshirë në listën e të dëmshpërblyerve.


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *