• |
ide | kryesore

Detaje nga dosja e SPAK/ Si u implikuan drejtori i policisë së Lezhës dhe vartësi i tij

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak


Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me megaoperacioni e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale dhe u lëshuar 50 urdhër arreste. SPAK ushtroi kontroll edhe në bazat e Ervis Doçit, i njohur si “Visi i Pojës”, nipi i Xhevdet Troplinit, pasi kishte dyshime rreth tij dhe zbuloi 3 milionë euro cash.

SPAK ka mundur të dokumentojë edhe implikimin në veprimtari kriminale të zyrtarit të policisë së shtetit Herigert Mitri, i cili gjatë kohës që drejtonte Policinë e Lezhës, në bashkëpunim me vartësin Klodian Shahinin, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në këtë qark.

Herigert Mitri akuzohet po ashtu në bashkëpunim me Pëllumb Gjokën se organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës. Në kërkim u shpallën edhe dy efektivë të Repartit Special RENEA.

Bëhet fjalë për Altin Morinën që pak kohë më parë u arrestua në Tiranë me një shumë të madhe parash në makinë si dhe një feletiv me iniciale A.P.

SPAK po ashtu ka mundur të dokumentojë edhe vrasjen e Shkëlzen Kastratit në Fier. Megaoperacioni u realizuar në bashkëpunim me autoritete belge, franceze, gjermane, spanjolle dhe italiane. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Tregu i kumarit/ Vis Martinaj dhe Ben Ndoka u përplasën me Durim Bamin dhe Leonard Dukën

Akuza e fortë e Berishës: Altin Dumani njoftoi Arben Ndokën të arratisej

Emrat/ “Sky ECC” zbardh vrasjet e bujshme, si i shpëtuan operacionit të SPAK “kokat” e krimit?

Krijoi kushtet për vrasjen e Marklen Hakës, zbardhet akuza ndaj Durim Bamit


3 Comments

  1. Per tu pershendetur. Personazhe qe nuk i hyjne ne pune as dreqit, ordiner vrases, llum i shoqerise. As mafioz nuk quhen keta.

    1. Çfarë ka për tu përshëndetur, se çdo ditë del ndonjë drejtor rilindas i përfshirë në krime, që nuk janë as maja e ajsbergut, se rilindja si kriter për të bërë karierë ka aftësitë kriminale.

  2. Ka X E R O shanse qe nje rilindas i cdo niveli qofte te mos jete o i korruptuar, o i lidhur me krimin.

    Pasojat ? Mijra shtepi te rrafshuara nga fadromat e rilindjes, 38 mije qytetare ne burg vetem brenda

    nje viti, kanabizim i gjithe territorit, perfshirje e kupoles se policise ne aktivitete antiligjore, zgjedhje

    te manipuluara e te blera, korruptim i ambasadoreve e zyrtareve te huaj, pensione te ngrira prej

    11 vjetesh, nepotizem i hapur fare, zbatim selektiv i ligjit, dportiv masiv i popullsise kryesisht te

    rinjve e shpopullim i Shqiperise, perdorim i pushtetit per te shnderruar pluralizmin ne nje farse,

    perkeqesim dramatik i nivelit te jeteses e kryesisht i pensionisteve e tj etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *