• |
ide | kryesore

FOTO/ Reus i ofron një birrë tifozëve të Borussia Dortmund: llogaria në fund është spektakolare

Sport
Reus


Ndeshja e djeshme kundër Darmstadt, e fituar nga Borussa Dortmund 4-0, ishte ndeshja e fundit e Marco Reus në Signal Iduna Park. Sulmuesi largohet pas 12 sezonesh me fanellën verdhezi, gjatë të cilave ai grumbulloi 428 paraqitje dhe 170 gola. Në fund të ndeshjes, kapiteni (autor i 2-0 momental në minutën e 38’) ka menduar t’u thoshte lamtumirë tifozëve të tij duke u ofruar një birrë të gjithëve të pranishëm në Sudtribune (i njohur si ‘Muri i Verdhë’), shkallarja më e madhe në Evropë.

REUS I OFRON NJË BIRRË 25 MIJË TIFOZËVE TË MURIT TË VERDHË

Duke marrë parasysh që, nga 80,000 vende në Westfalenstadion, rreth 25,000 ndodhen brenda Sudtribune, shpenzimi i bërë nga lojtari i lindur në vitin ’99 (me koston hipotetike prej 4.5 euro për birrë) ndoshta duhet të jetë rreth 112,000 euro.

Lexo më tej: Video/ Finalisti i Champions mposhtet nga ekipi që luan për mbijetesë: Mainz shemb 3-0 Dortmund

“FALEMINDERIT PËR KËTO VITE TË MREKULLUESHËM”

“Faleminderit për këto vite të mrekullueshme dhe për mbështetjen që më keni dhënë – tha Reus gjatë fjalës së tij lamtumirës drejtuar tifozëve -. Birrën e lamtumirës e kam unë. Marco juaj”. Një gjest i vlerësuar jashtëzakonisht edhe nga klubi, i cili orët e fundit ka publikuar një postim ku falënderon kapitenin.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *