• |
ide | kryesore

Berisha: Rama e gradoi Arben Ndokën si drejtues politik të partisë së krimit në Lezhë

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar përfshirjen e ish-deputetit socialist, Arben Ndokës në hetimet e SPAK kundër grupeve kriminale.

Berisha tha se Ndoka u bë deputet i Ramës dhe më pas u emërua sipas tij “drejtues politik i partisë së krimit në Lezhë.” Ish-kryeministri tha se Arben Ndoka mblodhi vota për krimin dhe për drogën.

Më tej Berisha tha se kreu i SPAK, Altin Dumani ai mbante dosjen e ish-deputetit në tavolinë dhe që sipas tij e mbronte “se mori një thes me para me urdhër të Edi Ramës në mënyrë që ai të dhunonte zgjedhjet e Lezhës me bandat e tij.”

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur qytetarë dhe qytetare, të nderuar gazetarë dhe gazetare, nata e mbrëmshme ishte dëshmi e kombinimit të dhunës së tmerrshme të krimit mbi shqiptarët dhe vellos së zezë të censurës mbi ta.

Sepse për çdo qytetar të këtij vendi, që i thotë të vërtetës të vërtetë, Arben Ndoka, një përdhunues i shpifur, pasi u përzu nga administrata kur u gjetën dokumentet, gjeti strehë tek Rilindja e krimit.

U bë deputet i Edi Ramës dhe pasi u nxor nga parlamenti mbi bazë dokumentash, Edi Rama o të nderuar gazetarë dhe gazetare, e emëroi kryemafiozin e Lezhës drejtues politik të partisë së krimit në Lezhë.

Po pse ju nuk lakoni dot emrin e Edi Ramës? Çfarë është kjo censurë e tmerrshme? Po Arben Ndoka pasi u zhvesh nga çdo funksion u lartësua në drejtues politik, komisar të Lezhës dhe u shndërrua në një nga kriminelët elektoralë më të rrezikshëm.
Për kë mblodhi vota Arben Ndoka, miqtë e mi?

Arben Ndoka mblodhi vota për krimin, për drogën, për Edi Ramën, për pushtetin antishqiptar të tij. Arben Ndoka mbrëmë në studiot televizive nuk ishte asgjë tjetër veçse hija e Edi Ramës. Por shqiptarët dhe ju më mirë se të gjithë të tjerët të nderuar njerëz të medieve, se ai ishte hjekësi i Bajrëve dhe Pëllumb Gjokoës në Torovicë.

Por Altin Dumani mbante dosjen e tij në tavolinë. Mbronte hjekësin se mori një thes me para me urdhër të Edi Ramës në mënyrë që ai të dhunonte zgjedhjet e Lezhës me bandat e tij.


3 Comments

  1. Kokalari i përgjigjet Argitës: Ti ke qenë qafa që drejtonte kokën e korrupsionit në PD, mos na detyroni të merremi me ju

    1. Kar je ti o palle kari qe i ben fresk nje kari qe ka perzene gjysmen e shqiptareve nga Shqiperis per dy mandate sundimi. Ptu baxhelle lgbt!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *