• |
ide | kryesore

Calafiori, e mbyllën në dollap para ndeshjes me Juventus. I provuan të gjtha: “Nuk duhet ta thoshe”

Sport, Video
Calafiori


Riccardo Calafiori ishte protagonisti i madh i Bologna-Juventus, dhe i gjithë sezonit të emilianëve. Mbrojtësi në shënjestër të bardhezinjve në merkato, shënoi madje një dygolësh ndaj Szczesny, duke i vendosur kështu qershinë mbi tortë sezonit të tij. Në fakt, ish-lojtarit të Romës i mungonte vetëm goli dhe për këtë arsye ai dhe shokët e skuadrës menduan edhe një ritual supersticioz për t’u zhbllokuar.

CALAFIORI E PROFECIA E DE SILVESTRI PARA NDESHJES

Gjithçka u tregua pas barazimit 3-3 ndaj atij që mund të jetë ekipi i tij i radhës, kur në Dall’Ara u zhvillua festa për arritjen e Champions League. Calafiori u paraqit në mikrofonat e DAZN në shoqërinë e De Silvestri dhe Orsolini. Ish-lojtari i Lazios i kujtoi me kënaqësi episodin mbrojtësit Calafiori: “Sot pimë kafe dhe të thashë: ‘Oh është koha për të shënuar gol’ dhe ti më the ‘jo, është shumë vonë’. E ndërkohë pas 3 minutash…”.

Lexo më tej: Video/ Bologna tmerron Juventus me 3 gola: nisin koret pro-Allegri, në fund bardhezinjtë barazojnë për 8′

CALAFIORI I MBYLLUR NË DOLLAP NGA SHOKËT

Në atë moment, shoku i skuadrës zbuloi se ai ishte mbyllur për shaka në një dollap për disa sekonda përpara Bologna-Juve. Një situatë që nuk ka kuptim, por që lidhet me mundësinë e shënimit në ndeshjen e parafundit të sezonit, përpara se të festohej arritja në Champions League me tifozët. Këto janë fjalët e tij: “Po, por thuaji se çfarë bëmë që të shënoja gol. Ishte kjo episod supersticioz. U futa në një dollap për 5 sekonda, i mbyllur dhe më thanë ‘nëse e bën, ti bën gol'”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *