• |
ide | kryesore

Vetëvrasja e polices në Tiranë, shoqërohet i dashuri i saj

Arkiva, Lajme, Të fundit


Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e sotme në Tiranë ku efektivja 21-vjeçare Aldorjana Loshi i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në banesën e saj në rrugën “Ali Demi”, ku efektivja jetonte e vetme, ndërsa mësohet se lidhur me rastin Policia e Tiranës ka shoqëruar të dashurin e 21-vjeçares, pasi dyshohet se kanë pasur një debat së fundmi me njëri-tjetrin. Nga raportimet paraprake thuhet se debati me të dashurin dyshohet se mund të ketë qenë arsyeja që mund të ketë çuar efektiven drejt aktit të rëndë. Ndërkohë pritet që i riu të merret në pyetje për të mësuar më shumë.


2 Comments

  1. Shihni mos ka ndonje kredi ne keto llumrat Kredo e IUTE pa paguar dhe do i kene nxire jeten! Shumica e vetevrasjeve te te rinjve kete arsye kane, borxhet qe nuk i kthejne dot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *