• |
ide | kryesore

Chelsea, trajneri i ri është Maresca: ja shifrat e tratativës

Sport
Maresca


Chelsea ka zgjedhur italianin Enzo Maresca si pasuesin e Mauricio Pochettino në pankinë. Trajneri italian, i rritur nën tutelën e Pep Guardiola dhe i freskët nga ngjitja në Premier League me Leicester, është profili i zgjedhur nga Blues për kursin e ri, pas një sërë kandidatësh të marrë në konsideratë nga klubi londinez. Përpara njoftimit zyrtar, Chelsea duhet të arrijë një marrëveshje me Leicester për të lënë trajnerin të largohet.

Shuma që do t’i paguhet Foxes është e pranishme dhe e qartë në kontratën e ish-juventinit Maresca: afërsisht 10 milionë euro për t’u paguar në arkën e Leicesterit për të zgjidhur kontratën. Blues, megjithatë, të fortë në dëshirën e trajnerit për të bërë hapin e madh drejt një ekipi të madh në Premier League, po përpiqen të ulin pagesën. Megjithatë, marrëveshja do të ndodhë, siç raporton Daily Mail.

Lexo më tejPochettino nuk është më trajneri i Chelsea: akord për zgjidhjen e kontratës

Maresca, i cili në krye të Chelsea duhet të përballet në Conference League me statusin e skuadrës favorite, hapin e parë e hodhi pas pranimit të planit të klubit për t’i besuar atij një ekip të ri dhe të talentuar, që duhet ta përmirësojë dha ta çojë drejt suksesit. Një kontratë dyvjeçare është gati me opsion rinovimi edhe për një sezon të mëtejshëm, megjithëse në detajet e fundit mund të diskutohet drejtpërdrejt edhe një kontratë trevjeçare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *