• |
ide | kryesore

Debati/ Ç’po ndodh me shifrat e censit në zyrat e INSTAT?

Arkiva, Kryesore, Lajme


Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli ka zgjatur me 9 ditë të tjera vonesën për shpalljen e rezultateve të censit të vitit të kaluar duke shtuar amullinë dhe spekullimet për vërtetësinë e procesit. Dhuli kishte dhënë datën 19 qershor për shpalljen e rezultateve, por gjatë një raportimi në Komisionin e Ekonomisë ajo tha se rezultatet do të dalin në 28 qershor. Disa muaj pas, në tetor, INSTAT do të publikojë një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara në nivel bashkie.

Vonesa e publikimit të rezultateve për një ngjarje kaq të rëndësishme arrin thuajse një vit, pasi procesi nisi në shtator të vitit të kaluar dhe do të duhet të zgjaste rreth 6 javë. E pyetur nga deputetët e opozitës se pse po e vononte kaq shumë nxjerrjen e rezultatit, drejtoresha e INSTAT nuk dha një arsye të besueshme, por tha vetëm se në proces kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të shteteve europiane.

“Unë e kam përmendur dhe jo vetëm unë, por i gjithë stafi për angazhimin e këtij institucioni, në këtë proces kemi qenë në bashkëveprim dhe krah me përfaqësues të shteteve europiane të zgjedhur dhe të përcaktuar nga Komisioni Europian. Asistenca teknike e cila nuk mund te anashkalohet por përkundrazi duhet të vlerësohet se i ka qëndruar dhe e ka monitoruar këtë institucion jo vetëm gjatë përgatitjes, por edhe gjatë terrenit, tani po bashkëpunojmë për nxjerrjen e rezultateve sa më transparente dhe sa më të besueshme. Në lidhje me vlerësimin e cilësisë së këtij procesi pikërisht për këtë arsye unë e përmenda dhe e theksova anketën e vlerësimit të cilësisë, i cili do na japë një informacion më të plotë. Dhe data 28 qershor tashmë do të njoftohen të gjithë përdoruesit dhe ata që janë të ftuar në këtë proces për të bërë publike rezultatet kryesore të censit” u shpreh Dhuli.

Por në kontrast me atë që thotë Dhuli vjen shembulli i Kosovës.

Rezultatin për të cilin në Shqipëri u duhet një vit kohë, në Kosovë e publikojnë për rreth një muaj. Një detaj tjetër që vë në dyshim besueshmërinë e procesit është edhe publikimi i një numri të përafërt të të anketuarve që konsiderohen edhe banorë që jetojnë brenda territorit të një vendi.

Në Shqipëri ende nuk është e qartë se cila është shifra e gjetur nga INSTAT për numrin e banorëve të anketuar, ndërsa në Kosovë, Agjencia e Statistikave (ASK) njoftoi se vendi ka rreth 1.6 milionë banorë sapo mbaroi procesi.

Drejtorit ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati u shpreh se “Të dhënat publikohen në pjesën e parë të muajit korrik, por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritjet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”.

Mungesa e kësaj shifre të përafërt të të anketuarve në Shqipëri është bërë objekt debati politik. Kreu i opozitës, Sali Berisha pretendon se arsyeja e fshehjes së rezultatit të censit është manipulimi që është bërë në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Ai publikoi një mesazh anonim nga një person, për të cilin pretendon se është specialist i INSTAT dhe që thotë se shifra e të regjistruarve ishte më pak se 1.5 milion banorë.

“Ju keni plotesisht te drejte desha te ju informoj qe: sipas kalkulimeve permbledhese te rregjistrimin te popullsise rezultoj se u rregjistruan gjithsej 1.478.126 qyteatre ne republiken e Shqiperise ,por me urdher nga siper nuk u be publike per faktin se kemi te bejm me nje SKANDAL mafioz te organizur qe ka te bej edhe me zgjedhjet e 25 Prillit 2021, ku ne shkalle vendi kane hedhur voten rreth 1.7 milion qytetare, ose me sakt 1.667.352 votues, qe do te thot se nga rregjistrimi i CESNUS-it dalin mbi 200 mije vota teper nga popollsia, pa llogaritur ketu edhe pjesen e qytetareve nen 18 vjec” shkruhet në denoncimin e opozitës.

Surprizë ka qenë një reagim i Ramës për këtë çështje nga fjalimi në Itali. “Shqipëria e katandisur në 1.5 milionë banorë, e narkoshtetit, e mbytur në korrupsion, ku s’ka as punë as shpresë, ekziston vetëm në humnerën e atyre gojëve që përndjekin tokën e fëmijëve të Shqipërisë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë”, u shpreh ai.

Aludimet për manipulimin e shifrave të Censit prekin edhe fshehjen e të vërtetës për shqiptarët që janë larguar nga vendi në 10 vitet e fundit. Një skenar të tillë e ka përforcuar edhe analisti Artan Hoxha që ka bërë një parashikim për shifrën që do të shpallë INSTAT në fund të qershorit.

“Nga burime të pakonfirmuara thuhet se INSTAT, pra Qeveria, përgatitet të deklarojë se CENSUS-i 2023 ka regjistruar një shifër prej rreth 2.65 milionë vetë (ndërsa pëshpëritet gjithashtu se në regjistrim kanë rezultuar më pak se 2 milionë vete e se ka pasur mendime për ta shpallur të dështuar këtë census, të paktën për sa i përket popullsisë). Edhe kjo shifër, ndonëse më e ulët se projeksioni aktual i INSTAT me 2.76 milionë banorë, duket e pabesueshme dhe ajo në fakt nuk është gjë tjetër veçse një korrigjim i lehtë i projeksioneve të sipërcituara e të deritanishme të INSTAT duke mbajtur thuajse të pandryshuar hipotezën emigratore të deritanishme” shkruan analisti.

Pavarësisht shifrave, largimi i shqiptarëve jashtë vendit është një fenomen që ende vazhdon në 2024. Zëri i Amerikës njoftoi sot se shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian edhe për tre muajt e parë të këtij viti.

Në anketimin e Censit, qytetarët janë pyetur në lidhje me familjen, punën, arsimin si dhe për fenë, gjuhën dhe etninë. Për të bërë regjistrimin u angazhuan më shumë se 5200 anketuesë. Censi kryhet një herë në 10 vjet./Lapsi.al


25 Comments

  1. MOS KA VAJTUR EDI RAMA PER T’I REGJISATRUAR EDHE EMIGRANTET TE CILET REGJIMI KRIMINAL I TIJ UA KA IMPONUAR EKSODIN.

      1. Mos bëj si i ditur, regjistrimi është bërë vjet në 2023, në muajt shtator-tetor, pra 9 muaj më parë jo 3 vjet sa thua ti i zgjuari!

  2. Ore a e kuptoni qe Shqiperia ka me pak popullsi se Kosova..esht drame hemorogjia e Azilit. Ende nuk kemi pare gje akoma

    1. Dhe te mendosh qe te dhënat u moren on line .
      Edhe nje nga nje ti kishin numëruar do ti kishin nxjerre tani.U shpenzuan gjithe ato miliona patronazhisteve ju rane kembet neper shkallet e pallateve per te pyetur a ke bide,mikrovalë, te kane ardhur miq kte jave
      Pyetje polici.

    1. Cooking the books eshte krim lluksi. Nuk surprizon ramazani me manipulime kontabiliteti e stats. Por sa trash i ka planifiku maskaralliqet. Prisnim te vertetonte se esht me finok se kaq. Pushti bab ramazoni ka marr leksione demokracie nga erdogani turqis.

    2. Demokracia fallso dhe diktateura Enveriste

      Kishte pothuajse 20 vjet qe nuk kisha vizituar Tiranen, mua nuk me cuditi as edhe nje gja. Por per nje te huaj menjehere i bie ne sy dhe kupton nje qytet kautik, i pa planifikuar, pa stil, pa hapsira. Dhe ne qender te Tiranes, me ndertimet e reja, jo me stil,ne harmoni dhe ne distance me obiektet te rendesis kulturore te qytetit. Pa permendur kafenet te Teatri i Opres dhe Baletit (tregti), pisllek e degradim. Ne qytet shikohet qarte diferenza sociale, ku jane super te pasurit, te pasurit, dhe te varferit, kjo diference duket ne qytet, ne lagje edhe mbrenda nje pallati ka diferenca. Vrejta se portat e hyrjeve ne nje shkalle pallati nuk ishin uniforme . Hjyja ne pallat pa dyer pa citofon. Spektakel i zi per kush behet kurjoze per te kuptuar diferencen mes diktatures dhe ” demokracise. Ne rrugen kryesore , Deshmoret e Kombit, gati te mbushet mendja se gjendesh ne nje qytet prendimor po t’mos shikosh barin e pa prere neper luluishte, kondicineret ne fasaden e ish KQ PPSH, dhe pisllekun gjithe andej neper rruget e Tiranes dhe te Shqiperise. Nder sa ne rrugen Myslim Shytiri, pervec disa dizenjove te vjetra mbi fasade qe kujtojne Edi Ramen si novator ne krye te Bashkise , me bojatisjen e fasadave te Tiranes, ajo qe me beri pershtypje ishte se ne kyt rruge kati perdhese i pallateve (dyqane ) ishte pothuajese e bukur, por po te vrojtosh siper duket qarte varferia , muret me tulla qe ne kohen e rregjimit, condizioner, strehe te improvizuar, cavo, dhe aspak ne uniforme e ne harmoni me katin perdhese. Apsulitisht e pa pranueshme per nje qytet. Dukej se kishte me shume dyqane se njerez, dhe po thuajse aspak klienta, cka demostron varferin e qytetareve. Dhe po te spostohesh pas pallateve duket qarte fytyra e korrupsionit. Degradim total,me rruget e ngushta e te shtrembura , me gropa, dhjetra tela, cavo, deri autoclave ne fasad per te krijuar presion per ujin. Duket se as Berisha , as Meta, as Rama nuk ja kane gjetur mundesin te bejne nje qytet jo modern, por te pakten te ishte
      i pranueshem, duke pasur uje me presion 24 ore dhe sipas normativa, me elektricitet ne nalsine e qyteteve te zhvilluara, me impiant gazi dhe nxehtesie. Te ndertosh qytete, lagje,pallate apo shtepia, duhen planifikuar dhe ndertuar rruget e drejta , autostrada , hekurulla, te ndertohen ujesjelles, elektrifikimin, impianti e gazit, impianti e ujrave te zeza e te bardha, shkarkimet dhe perpunimi i tyre. Dhe gjitha keto duke perfeshire mirqenjen e qytetareve, e cila duhet te korrispondoje me lartesin e nivelit te pasurise kombetare, dhe ne rraporte te barbarte sipas te ardhutave me nivelin e jetes te politikes. Klasa politike Shqiptare nuk i ka garantuar keto kushte dhe jeten dinjitoze te cdo qytetari, sipas mendimit tim ajo eshte e korruptuar dhe ka tradhtuar interresat e kombit.
      Nerezit i shikon ne fytyre, neper lulishte, ne ballkone, neper rruge , neper bare, dhe gjithe andej neper Tirane prova te degradimi dhe te varferise.
      Dikush do te pyese, se c’te duhet ty kjo pune. Ne Itali, thuhet ” se po su more ti me politike, politika merret me ty” motivi eshte per ti inkurajuar njerzit te votojne , pasi ne Itali pjesmarrja ne votime eshte e vogel. Ndersa ne rastin tim ka ndodhur e kundrta, politika shqiptare eshte marre me mua dhe familjen teme duke e shkaterruar. Dhe une i denuar me vdekje po merre me politiken e tyre. Pervec faktit se une si gjithe Shqiptaret e kam nje pjese te kesaj toke, ne rrapert me numrin e popullsise qe me takon,o dhe dua ti dal per zot, per sa mundem. Ndersa ne rastin konkret politika shqiptare me ka persekutuar dhe shkaterruar mua dhe familjen nga viti 1947, me akuza fallso.
      Kater gjera me bene pershtypje ne Tirane
      1. Te Universiteti i Tiranes Rektoriati, nje pjese e portes se hyrje qe me sa duket nuk hapej ishte dhene me qera pasi kishin instaluar nje bankomat.
      2. Te biblioteka kombtare ishte vene njoftimi ( kam foto persa pershkruhet) se per arsye dizifektimit qendronte e mbyllur, dhe ishte nje fotografi e Zef Sermbe 180 vjetori i lindjes. Mirepo po kaloja mbi uren e Lanes dhe vrejta, se ujit e pallateve shkarkonte ne Lane, dhe aty ndjeva eren e ujrave te zeza. Pra ne kryeqytetin e Shqiperise qe duam po shkarkohen ne hapsire dhe te pa perpunuara ujrat e zeza. Athere Zoti Kryeminister i Shqiperise duhet te mbyllesh te pakten gjithe pallatet ne dy anet e Lanes dhe nuk mjafton, per higjenen. Pasi Hoxha, Alia, Berisha, Meta, Rama, Basha, Veliaj nuk kane gjetur fonde te bejne bazen e cilivizimit, kanalizimin e trajtimin e ujrave te zeza ne gjithe Shqiperin. Profesor doktorr Berishe e dine mire se, ujrat e zeza keshtu ne hapsire, shkaktojne semundje, edhe koleren. Perberjet kimike te ujrave te zeza mundet ti gjejme, ne frutta e perime, ne ujin qe perdonim per tu lare dhe ne ujin e pishem. Pra eshte ne diskutim shendeti i qytetareve zotri te nderuar te politikes Shqiptare.
      3. Para Kryeministrise ishte nje pikture, nje burre gjysem i zhveshur me gjoks te deformare, me pak gji, nga ana e majte.
      Do ta quaja projektimi, dhe shpallja e politikes e artit dhe letersise se urrejtes dhe te vdekjes. Kryeministri dhe politika nuk meshefin krenarin per deskriminim rracor , urrejtje, vdekjen e te tjerveve, armiqeve. As edhe nje ndryshim nga rregimi i djeshem me te sotemin. Une po i pergjigjem me Poemen e Ismail Kadare Shqiponjat Fluturojne Larte shkruar ne vitin 1966 kur une isha 3 vjec.
      ” Toka parandjeu shperthimin e fontanave, /( e krojve ne shqip, shenim i imi) / Naften qe do te derdhej nga te carat me vrull./ Ata qe do te binin ndjene vendet e plageve,/ Kush ne brinje, kush ne balle,/ kush ne gji./ C’ish kjo peshe ne gjoks? / Ish peshe e lapidareve,/ Qe do te ngriheshin ne perjetesi./ Nderkaq nata kalonte./ Por gedhinte./ Mengjesi/
      E kam thene disa here, se gjate viteve te gjimnazit jam i bindur qe me kane trajtuar me ilace , sigurisht te hiellura ne gjelle. Keshte qe e kam pak a shume gjoksin te deformuar sic duket ne pikturen para kryeministrise. Por as baba im se ka pasur gjoksin e deformuar as Romano.
      Ajo qe me ra ne sy ishte se piktura kishte njoftimin ne italisht. Attivazione per un Trasformazione Sociale e Responsabile . Duket kryeministri ka bere njoftimin publike per vrasjen time se ne Shqiperi duhet te vritem duke helmuar ne te gjithe vendin, ushqimet, dhe ujin.
      Cka tregon fytyren e vertet, te rregjimit te sotem, qe s’ka as nje diference thelbesore me diktaturen. Gjithe ashtu tregon falimentimin e renjen e nje rregjimi qe urren popullin Shqiptare.
      5. Ndersa neper rruget e rrezervuara per mjetet publike ishte shkruar shpesh me tabella TAX/BUS. Pergjigjen qe kam une, eshte se me sa kuptoje Edi Rama dhe gjithe politika Shqiptare po justifikon degradimin e vendit me qindra miliarda euro korrupsion ne keto 33 vjete ” demokraci” , per tu justifikuar te sotmene me ndonje miliarde euro per t’na persekutuar ne si familje dhe vrare mua, kuptohet jo me plumbe, te pakte keshtu duket, per t’ mos rene ne gjurmet e diktatures, pra vdekje e ” bute” , vdekje demokratike. C’ka demostron qe politika Shqiptare ka kushtuar kaq urrejtje ndaj familjes tone, te pa nderpre ne kohe qe nga viti 1947 deri sot kur babai im ishte minoren pjesemarres ne hekurudhen e pare te vendit dhe narrativa letrare e politike dhe rregjimit te vjeter e te ri “demokratik” per te justifikuar persekutimin nder vite nuk qendron. Eshte vetem nje mashtrim.
      Dom Ndre Mjeda ishte deputet, poete, gjuhtare , prifte , dhe c’fare urdheri?

  3. “Do t’a kërkojmë Vlorën admiral,po nuk kemi për t’a gjetur më kurrë”!
    Shqipëria do t’u lutet një ditë shteteve të mëdha t’ja dorëzojnë Edi Ramën për t’a dënuar ,për atë që i bëri Shqipërisë ,por ata nuk do t’ja japin……
    Çobani pa fe dhe pa atdhe po e rrënon vendin tonë për qejf,po e shet e shkatërron dhe po i tall shqiptarët,ama ende dalin figura si Mëhëngëshmunë Veliu dhe e lavdërojnë nëpër ekrane.
    Velinjve dhe Spermopalëve u duhet kërkuar të paguajnë për Edwin kambalen…

    1. Jan tu rregullu shifrat se sdalin llogarite!

      Do kete një zë të vecante : i vajtem në shpi por sapo kishin për vizite , dhe te dhenat e tyre na i dha komshiu, lexo patronazhisti i pallatit lagjes etj dhe ne i verifikuam onle tek te dhenat e iranianevee dhe i kuadruam në rregull 😂

      Shtet paçavure, me shumë ske ca pret nga një bastard si rama

      1. o edvin aman na përze të gjithëve sa më shpejt, mos na torturo kështu, ta kemi falur këtë mut shqipërie që vetëm debila nxjerr

          1. “Non grata” për Berishën zbulon operacionin sekret të Britanisë, lidhja mes bosëve shqiptarë të krimit dhe politikës

          2. “Non grata” për Berishën zbulon operacionin sekret të Britanisë, lidhja mes bosëve shqiptarë të krimit dhe politikës. Nuk ka lidhje me Daktorrin.
            Daku eshte patriot, AY Vetem bashkepunon me intelektuale si sali lusha, agron kuliçi, sudja, gjallica, tritan shehu, çiljeta, flamur noka, edi paloka!
            Padyshim..

    1. Do manipulojnë me shifrat
      dhe kjo as që ka më të voglin dyshim.
      Sepse do dalin zbuluar me numrin e saktë e shqiptarëve që janë në Shqipëri. Në radhë të parë për të vërtetuar që në të paktën në 2 zgjedhjet e fundit është rritur numri i zgjedhjeve fiktivish dhe votat e atyre janë në favor të PS.
      Së dyti do vërtetohet që vërtetësisht janë larguar 1 milion shqiptarë nga udhëheqja e Ramës që e mohon një gjë të tillë!!

  4. kam dalë për herë të parë pas rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së kufomës së Ervis Martinajt kam thënë: Edhe shteti ka qenë i interesuar që ai të zhdukej. Por më shqetëson se përse Sali Berisha nuk flet, sepse e ka mik familjar”.

  5. Shteti i Edvinit nje thes i madh me paradokse!
    I numerojne “turistet” ne kohe reale(!) dhe nuk numerojne shqiptaret!!!!…..

    1. Nji korrigjim edvini mund ti ver ca emri te doj po shtet me then te drejten esht emer i madh.
      E shumta esht klani Edvinit me disa struktura minimale ne permasat e zgjatjes se kraheve te tij per ti pat nen ombrelle. Shumica strukturave bazike i zhberi i zevendesoi me online.
      Popullata e nenshtrume kryesisht ka pensionista e fakira. Fakirat o punojn ne pune ku vdiset e gjymtohet o mbahen me pune grarie fasoneri o naj kontraband e vogel. Pensionistat dhe bankat rrojn me remitanca te zeza a tbardha varet.

  6. pjes e mekanizmave te manipulimit te zgjedhjeve; sic eshte show me shqipetaret jashte vendit. Do i fuse ne loje te vjedhi votat.

    1. Pa diskutim, si tha kur propozoi Amnisti fiskale se donte paret e pista te emigranteve. Tha bera ankete online mora mendimin popullor 😂.
      Usta e kemi

  7. PARODI

    APOLOGJIA E RAMËS – NDRYSHIMI E KA NJË EMËR

    Të dashur socialistë e demokratë,
    dhe ju qytetarë të nderuar,
    në 2025 ju ftoj të më votoni,
    të marr pushtetin e ëndërruar.

    Tashmë dhe Amerika foli,
    gjykoi qartë e pa ekuivok,
    Saliun e nxorri NonGrata,
    unë me banditët nuk jam shok.

    Amerika nuk mban fare anë,
    po për qeverisjen është me mua,
    krimineli është sigurisht Saliu,
    dhe popullin vetëm unë e dua.

    Në një moment e vërteta doli,
    me McGonigalin më kapën mat,
    por s’më nxjerr njeri NonGrata,
    në pushtet qënkam me fat.

    Saliu bëri piramidat e 97-n,
    dhe në bulevard 21 janarin,
    por më thotë mua i çmendur,
    se pi të bardhën apo barin!

    Ç’të keqe i solla unë njerëzve,
    i vura patronazhistë kujdestarë,
    i dua se jam si baba i kombit,
    a mund të quhet babai i marrë?!

    Dua të di çdo gjë të popullit,
    ëndrrat e tij dhe pakënaqësitë,
    që deri për fushatë zgjedhjore,
    të kem gati të gjitha strategjitë.

    Po të mos ishin patronazhistët,
    si ta di vallë se çfarë ju doni,
    unë nuk i bëj llogaritë si Luli,
    po sikur ju mos të më votoni?

    Sigurisht përgjimet e BILD-it,
    nuk treguan për vepra penale,
    të gjitha fajet dihet i ka Saliu,
    ata merren me video me babale.

    Çunat problematikë ne na duhen,
    nëse pala tjetër punon me banditë,
    ata çuna nuk kërcënojnë popullin,
    as nuk të intimidojnë duke zënë pritë.

    Prandaj, ne jemi të ndershëm,
    bandës së rithemelimit i japim hakun,
    turp t’i vijë Metës që e bëra president,
    që me lajthitjet e tij e kalon cakun.

    Luli nuk bë asnjëherë një lider,
    s’di të bëjë as listën me deputetë,
    vetëm kërpërata dhe opinioniste,
    në gjumë ishte e në gjumë ka mbet.

    Ne s’jemi më të mirët absolutisht,
    por më të mirë se ne s’ka,
    dardhaxhinjtë hajdutë na njollosën,
    por më dritë se ne ku ka?

    Mos dëgjoni Syri TV e Zenit,
    se ata janë thjesht kazan,
    por as mediat e gazetarët,
    që shiten e blihen në Tiranë.

    Unë e bëra reformën në drejtësi,
    ne e rilindëm edhe SPAKun,
    por kjo sigurisht nuk mjafton,
    s’mund t’i vëmë drejtësisë kapakun.

    Prandaj miratuam rezolutën,
    që t’a eleminojmë korrupsionin,
    që të kontrollojmë gjithshka vetë,
    dhe do t’a kalojmë tranzicionin.

    Më akuzojnë sikur shpopullova,
    rreth një milion shqiptarë,
    prisni sa të dalë çensi i INSTAT-it,
    e në shesh gënjeshtra do dalë.

    Shqiptarët janë të gjithë këtu,
    thjesht ikin ndonjëherë si turistë,
    sjellin remitanca për familjet e tyre,
    që mos të përfundojnë të blejnë me listë.

    Ja pra që ndryshimi e ka një emër,
    e shikoni si është e vërteta,
    diferenca jam vetëm unë Ramsesi,
    as Luli, as Mona, as Saliu e as Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *