• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez, 24 gola e 6 asist: El Toro, absolutisht lojtari më i mirë i Serie A 2023/24

Sport
Lautaro


Lautaro Martinez feston titullin kampion si kapiten i Inter dhe çmimin si lojtari më i mirë absolut i Serie A 2023/24. Për të shpërblyer argjentinasin, i cili e mori trofeun në para-ndeshjen Hellas Verona-Inter në fushën e stadiumit “Marcantonio Bentegodi” në Verona, Lega Serie A ka hartuar një renditje, e cila duke marrë parasysh analizat e avancuara të Stats Perform, të realizuara duke u nisur nga të dhënat e gjurmimit të regjistruara me sistemin Haëk-Eye, që kurorëzoi El Toro si lojtari më i mirë i sezonit.

Sistemi i vlerësimit, i patentuar në vitin 2010 me K-Sport dhe i vërtetuar shkencërisht, merr në konsideratë jo vetëm të dhëna statistikore dhe ngjarje teknike, por edhe të dhëna pozicionale. Kjo lejon të analizohen aspekte thelbësore si lëvizja pa top dhe rrjedhimisht lëvizjet optimale, zgjedhjet e lojës, kontributi në efikasitetin teknik dhe fizik të ekipit, të cilat lejojnë një vlerësim objektiv dhe cilësor të performancës. Për llogaritjen përfundimtare janë marrë në konsideratë të gjitha ndeshjet e luajtura në Serie A TIM (me përjashtim të javës së 38 të kampionatit).

Lexo më tejLautaro rrëfen çfarë do të thotë të jesh kapiten i Inter: “Asllani nuk më foli ca kohë”

“Viti i Lautaro Martinez ishte i jashtëzakonshëm për sa i përket performancës dhe lidershipit – deklaroi CEO i Lega Serie A, Luigi De Siervo -. Sulmuesi i Inter përfaqësoi, me karizmën dhe veprimet e tij, kapitenin perfekt të një grupi të bashkuar shkëlqyeshëm, që fitoi me meritë titullin. Në vitin e tij të tretë radhazi me më shumë se 20 gola në Serie A TIM, kampioni i botës argjentinas është tashmë një Lojtar elite absolut, një pasuri e Inter dhe kampionatit tonë, i aftë për të qenë gjithmonë vendimtar në momentet përcaktuese të sezonit”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *