• |
ide | kryesore

Leximi ndryshe që i bën Berisha rezolutës së sotme të PS-së

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha shqiptarët


Sali Berisha, duke iu drejtuar mbështetësve të tij nga ballkoni i banesës, ku qëndron në arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, sulmoi rezolutën e PS-së që mazhoranca kaloi sot në Kuvend.

Berisha u shpreh se sot gjithë ditën hajdutët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria dhe kombi përdhosën parlamentin me betimin e tyre të rremë se nuk do të vjedhin më.

“Të dashur miq, sot gjithë ditën hajdutët më të mëdhenj që ka pasur Shqipëria dhe kombi përdhosën parlamentin me betimin e tyre të rremë se nuk do të vjedhin më.

Edi Rama dhe hajdutët e tij ministra sot menduan se me një rezolutë gjethe fiku do mashtrojnë shqiptarët dhe BE-në se ata hoqën dorë nga vjedhja e qytetarëve shqiptarë.

E vërteta është se në doktrinën e vjedhjes ka një ligj: hajduti sa më shumë ka vjedhur, aq më shumë kërkon të vjedhë.

Ai nuk ngopet kurrë!

Edi Rama, siç e dini, u bë kryeministër i denoncuar nga OSBE në raport se ka vjedhur dhe fshehur në bankat offshore 200 milionë euro.

Miqtë e mi, u garantoj se këto 10 vite, së paku janë shumëfishuar disa herë këto 200 milionë.” – u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Kush janë dy deputetët që votuan kundër rezolutës anti-korrupsion 


3 Comments

  1. “Non grata” për Berishën zbulon operacionin sekret të Britanisë, lidhja mes bosëve shqiptarë të krimit dhe politikës. Nuk ka lidhje me Daktorrin.
    Daku eshte patriot, AY Vetem bashkepunon me intelektuale si sali lusha, agron kuliçi, sudja, gjallica, tritan shehu, çiljeta, flamur noka, edi paloka!
    Padyshim..

  2. Kurse edvin kristaq rama bashkepunon me intelektualet dhe doktor profesore te tipit, rrajat e krujes, roshin e kavajes, avdylet e shijakut, gjushin e durresit, habilajt e vlores,renaton e fierit, prenget e lacit, bushin e krujes, ndoket e lezhes, ymerin e dibres, bajrat e shkodres , gicat e kukesit dhe po nuk u ngopet do tju tregoje dhe ca te tjere😉

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *