• |
ide | kryesore

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në burg 4 të arrestuarit

Lajme, Të fundit
shqiptarëve, Policia


Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër personat me origjinë nga Kosova, që akuzohen për trafik armësh nga Kosova në Shqipëri. Në burg janë lënë Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi.

Katër shqiptarët e Kosovës u arrestuan më 24 maj të këtij viti, teksa janë kapur me arsenal armësh të cilat dyshohet se i merrnin në Serbi me qëllim shitjen brenda vendit tonë. Policia ka mundur të identifikoj raste të tjera të shitjes së pistoletave nga Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, përmes këqyrjes së aparateve celular të tyre, ku janë gjetur komunikime mes tyre dhe personave të tjerë blerës të armëve.

Gjithashtu, policia bëri me dije se janë sekuestruar 10 armë zjarri pistoleta, me krehra dhe municion luftarak, 1 automjet dhe 5 celularë. Arrestimi i tyre u bë në vendparkimin e një terminali autobusëzh, në Lundër, kjo sepse të rinjtë i transportonin armët me autobus.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *