• |
ide | kryesore

PS ngre të enjten komisionin e posaçëm anti-korrupsion. Fatmir Xhafa kryetar?!

Arkiva, Lajme, Të fundit


Socialistët nuk humbasin kohë. Pas votimit të rezolutës në Parlament, do të vijojmë me ngritjen e Komisionit të Posaçëm.

Në seancën e kësaj të enjte është përfshirë në rendin e ditës edhe projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Nuk dihet nëse do të miratohen edhe anëtarët apo drejtuesi i komisionit. Deri më tani emri më i mundshëm që është përfolur për ta drejtuar është deputeti Fatmir Xhafa. Ish-ministri i Brendshëm i larguar nga Rama në mënyrë okulte pritet të rikthehet në krye të një komisioni, që në një pjesë të opinionit shihet gjerësisht si komisioni anti-SPAK. ©LAPSI.al


12 Comments

  1. po ky vellain e ka drogaxhi, vete eshte i korruptuar e mafioz..Qe ne emerimin e tij, ky komision humbet legjitimitet

  2. Oj te talluri trapi qe i bejne ketij mileti bageti!

    Nuk eshte degjuar qe Komision Antikorrupsion ta krijoje vete forca politike qe ka pushtetin!!!

  3. Opoziten e burgosi dhe mjetet qe ka ne dispozicion opozita I ka uzurpuar per vete. Tani fillon teatri I madh me Komisionin “Udhetim ne te ardhmen” ku do te spikatin hajdute profesioniste me grada te fituara me merite, fale punes se palodhur per te vjedhur çdo gje qe u del perpara. Teatri levizes I Molierit do te beje namin mbi drejtesine dhe do te kemi nje operation si ” Forca e Ligjit 2″ .Po ashtu, synthetic shpetimi I Lali Erit nga kthetrat e ligjit, prandaj Xhafa do jete aty . Duke shpetuar Lalin shpeton 10-12 deputete, qe do te thote pushtet .

  4. “Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.” Perfekt!
    Asnje mbikqyrje per Sherbimet/Agjencite informative. Dhe te mendosh qe Kuvandi ka afro tre dekade qe duhet te kishte krijuar nje nenkomision per keto pune. Ppr ska kohe. Bukur bukur.
    Dmth, sipas kesaj pune, komisioni i Rames, donte mbikqyre Ramen, per llogari te Rames per te fuqizuar njeherazi si korrupsionin e Rames ashtu dhe “goditjen” e tij ne masen dhe cilesine sipas “vijes” se Rames.
    Sec tregonte dikush nke histori: Ademi, qehajaj i Beut, vodhi dynjane. Kur e zune dhe po i benin gjyqin fshace, Beu u kerkonte me ngulm “popullit”: flisni! Si e sa ta denojme??!! Si te thoni ju bej une! Por populli gek-mek! Deri sa nke plak qe qe gati me nje kembe per boten matane, mori guxim dhe tha: po cte flasim, cte themi, pushken ne sup prape e ka Ademi!!!
    Edhe Rama yne, kerkon te “godase” Ademet qehaxhinj te tij dhe ata e presin me qetesi e armatosur deri ne dhembe me para, pushtet, prona e domosdo pushke!

  5. Prandaj e prishen cirkun.
    Ky i riu do quhet Cirku i moterqirajve.
    O malok nga tepelena te qifvja te qivjan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *