• |
ide | kryesore

Skandali i TIMS/ Kërkohet sërish dëshmia e Taulant Ballës, Met Rrumbullakut dhe Ervin Muçës

Arkiva, Lajme, Të fundit


Kryetari i Komisionit hetimor për “TIMS”, Ervin Salianji ka thirrur për të dëshmuar në komision më 4 qershor ministri i Brendshëm, Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, si dhe Ervin Muça, ish-drejtori i IT në Policinë e Shtetit, i cili ndodhet në arrest shtëpie, pas hetimeve të Prokurorisë lidhur me ndërhyrjet në këtë sistem.

Komisioni i drejtuar nga deputeti demokrat Ervin Salianji vendosi të thërrasë 3 dëshmitarët në 4 qershor duke i dhënë kohë ligjvënësve, anëtarë të Komisionit hetimor, të pajisen me çertifikata sigurie.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *