• |
ide | kryesore

CNN: Në sulmin ndaj Rafahut u përdor bomba amerikane, GBU-39

Arkiva, Planet, Të fundit


Televizioni amerikan, CNN, duke u mbështetur në analizën e pamjeve nga vendi i sulmit izraelit ndaj një kampi të personave të zhvendosur në Rafah të Gazës dhe në mendimin e ekspertëve të armëve, raporton se në këtë rast është përdorur municion i prodhuar në ShBA.

Të paktën 45 persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u lënduan pas shpërthimit të zjarrit që pasoi nga një sulm i ushtrisë izraelite në periferi të qytetit më jugor të Gazës, shumica gra e fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhe mjekëve palestinezë, raporton televizioni CNN.

Në pamjet e siguruara nga televizioni CNN shihen pjesë të mëdha të kampit në Rafah në flakë, shumë burra, gra e fëmijë duke kërkuar me furi strehë nga sulmi me ankth. Trupa të djegur, përfshirë disa të fëmijëve, mund të shihen duke u nxjerrë nga rrënojat nga punëtorët e shpëtimit.

Në video të shpërndara në rrjete sociale, të cilat televizioni CNN i ka lokalizuar në skenën e njëjtë përmes ndërlidhjes së hollësive, përfshirë shenjën në hyrje të kampit dhe tjegullat në tokë, shihet bishti i një bombe amerikane të tipit GBU-39, sipas katër ekspertëve të armëve shpërthyese, të cilët e analizuan videon për televizionin CNN.

Bomba GBU-39, që prodhohet nga kompania “Boeing”, është municion me precizitet të lartë, “e dizajnuar për të sulmuar shënjestra me rëndësi strategjike” dhe rezulton në dëm të vogël kolateral, tha eksperti i armëve, Chris Cobb-Smith. Megjithatë, ai shtoi se “përdorimi i çfarëdo municioni, edhe i kësaj madhësie, gjithmonë do të shkaktojë rreziqe në një zonë me popullsi të dendur”.

Trevor Ball, ish-anëtar i lartë i ekipit për largimin e municioneve në Ushtrinë e ShBA-së, gjithashtu e identifikoi pjesën si fragment i bombës GBU-39.

Edhe numrat serikë të mbetjeve të municionit ndërlidhen me një prodhues të pjesëve të bombës GBU-39 me seli në Kaliforni të ShBA-së.

Dy ekspertë të tjerë të armëve shpërthyese – Richard Weir, hulumtues i lartë i krizave dhe konflikteve në organizatën “Human Rights Watch”, dhe Chris Lincoln-Jones, ish-oficer artilerie në Ushtrinë Britanike – e identifikuan fragmentin si pjesë e një bombe GBU-39 të prodhuar në ShBA, kur e analizuan videon për televizionin CNN./Nacionale


2 Comments

  1. KINI PAK NDJESHMERI PER DHIMBJE MESHIR PER SHPIRTRAT TUAJ O NJEREZ ,MOS E SHKATRRONI VETEN PA NEVOJ, thotë:

    E VERTETA NUK VERTETOHET PASI ESHTE E VERTET,NUK SHEMBET PASI TE SHEMB NUK TJETERSOHET PASI TE TJETERSON,KOH PAS KOHE HISTORIJA NJERZORE ME FAKTE KA TREGUAR DHE PO TREGON HAP PAS HAPI,TE VERTETEN NE CDO KUPTIM DHE ANGAZHIMIN TON NE CDO KUPTIM SEJCILIT I FUNKSIONON PER VETEN E TIJE NESE MIR DHE KUNDER TIJE NESE KEQ,O NJEREZ DUKE I DITUR KETO DONI TE PROVONI ,TI SHIJONI ,VOZHDONI URIME,KUR NUK DONI VETEN SI MENDONI SE DO JU DUAN TJERET PER ASNJE KUPTIM E DINI MIR SE LODRAT E SHUMTA SHOQEROHEN ME MREKULLI,MOS VADH MENDONI SE SKA ZOT PO TE MOS KRISHTE KRIJUES SDO TE KISHTE KRIJIM KRIJESA MENDONI SESOTI ESHTE ME TE PADREJTIT ,JO KY ESHTE VETZHGENJIM PER JU PERDERI SA ZOTI JA KA NDALU VETES PADREJTESIN DHE NA E NDALOJ DHE NEVE.NESE MENDONI SE JENI TE PERZGJELLUR ,SHIHEN VEPRAT TE PRANOHENI O NJEREZ NUK JENI VON ,PER TU RIKONFIRMUAR SI NJEREZ ME VLERA NJERZORE DHE TE DOBISHEM PER VETEN DHE NJERZIT MOS TERHIQNI KUNDER VETES GJITH NJERZIT DHE ZOTIN E NJERZVE MOS PROVOKONI ZOTIN DHE NJERZIT SE DO TI KENI GJITH KUNDER JO VETEM KAQ POR SHKALLA REFLEKTIMIT VJEN ME SHKALLEN E ANGAZHIMIT TUAJ NE PESHORE GJERAT MATEN DREJT, ZHVILLIMET KAN TREGUES TE ERRET PER JU ,POR DHE MUNDESI DRITE,KJO VARET TEK ANGAZHIMI SI PERCAKTUES FUNKSIONI RESPEKT PER TE GJITH KOMENTI BEHET NGA MOSDASHJA TE KEQEN ASKUJT NE ASNJE KUPTIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *