• |
ide | kryesore

Dhuna ndaj avokatit të Berishës, Policia shoqëron dy persona

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, Hiqej si prokuror i SPAK-ut, i mori një shtetase 10 mijë euro, arrestohet 55-vjeçari


Policia e Tiranës ka shoqëruar dy persona lidhur me dhunën e ushtruar mëngjesin e sotëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Dy të shoqëruarit po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen dhe autorët.

Avokati Sokol Mëngjesi është vendosur në intubim në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur. Ai është goditur me mjete të forta, doreza hekuri, në pjesën e kokës, gjë që i ka shkaktuar fraktura dhe hematoma.

Më herët është raportuar se policia ka marrë pamjet e sigurisë për të identifikuar agresorët, ndërsa nuk ka njoftim zyrtar nëse disa orë pas sulmit fizik ndaj avokatit është arritur të identifikohen dhunuesit.


4 Comments

  1. Albanistani qe eshte bere me keq se Kandahari. Ne mes te bllokut ndodhin krime te tilla mendoni sigurine qe kane njerezit ne zona periferike! Kjo eshte rilindja e Tao Palles.

  2. Do dalin per 24 ore do marrin raport mjekesor si ai qe goditi Berishen, I kane marre masat para se te bejne krimin!
    Shteti qe duam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *