• |
ide | kryesore

Vuçiç e Daçiç në fushatë: Zemra e Serbisë është Kosova dhe Republika Srpska

Arkiva, Lajme


Serbia i kthen shpinën perëndimit dhe provokon Kosovën. Ministri i brendshëm Ivica Daçiç, gjatë një tubimi elektoral akuzoi opozitën se do pranojë se ka pasur gjenocid në Srebrenicë, pavarësinë e Prishtinës, anëtarësimin e Beogradit në NATO dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe Kinës.

“Ne e mendojmë Kosovën si pjesë integrale të Serbisë, pavarësisht se aty ka forca pushtuese. Zemra e Serbisë është Kosova dhe Republika Srpska, prandaj ne i mbrojmë. Kjo është arsyeja pse Presidenti Vuçiç ishte në krye të ekipit që luftoi heroikisht për t’i imponuar popullit serb një markë kolektive të gjenocidit. Ne nuk e pranojmë një dënim të tillë.”

Në tubimin për fushatën elektorale për përsëritjen e zgjedhjeve lokale në kryeqytet ishte dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili vazhdoi shfaqjet teatrale me flamurin serb dhe paralajmëroi trazira globale.

“Kohë të vështira janë përpara gjithë botës. Ka gjithnjë e më pak njerëz racionalë dhe të përgjegjshëm. Sikur e gjithë bota është çmendur, të gjithë ëndërrojnë konflikte. Por unë ëndërroj paqen për të shpëtuar fëmijët, vajzat dhe gjyshet tona.”

Mes tjerash ai tha se i do popujt në Ballkan, pavarësisht se nuk përmendi shqiptarët, por vetëm ata njerëz që janë një rrënjë sllave.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *